1 një 5 fëmijë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, qofshin këto të një grade të lehtë apo të rënduar. Ekspertët e shëndetit mendor ngrenë shqetësimin se stigma i mban larg spitaleve shumë prej tyre.
Spitali psikiatrik i fëmijëve i është nënshtruar rehabilitimit tërësor duke e bërë atë një mjedis më miqësore për frekuentuesit.
Në inaugurimin e mjediseve të reja ishte e pranishme Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku Veliaj.
Klinika e Psikiatrisë së Fëmijëve e Adoleshentëve është një njësi specifike brenda shërbimit të Psikiatrisë. Është e vetmja strukturë me shtretër për këtë profil në vend, si ofruesja e shërbimeve terciare në psikiatrinë e moshave nën 18 vjeç. Kjo klinikë ofron shërbim për rreth 1500 fëmijë e adoleshentë në vit.
Tv Klan