Pak ditë pasi la qelinë e burgut, ish-deputeti partisë Kristian Demokrate,Mark Frroku është shfaqur për herë të parë publikisht.
Ai është parë duke dalë nga hoteli i njohur “Rogner” në Tiranë, i shoqëruar bashkë me një person tjetër, e ndërsa i drejtoheshin automjetit luksoz.
Ajo që ra në sy ishte fakti se ish-deputeti dukej mjaft në formë, jo sikur kishte dalë nga burgu, por sikur vinte nga pushimet.
Mark Frroku u la i lirë pak ditë më parë, pas vendimit të Prokurorisë dhe gjykatës së Fierit me argumentin se është në më shumë se tre vitet e burgut e kishin riedukuar dhe se ai “është rehabilituar plotësisht”.
Frroku u lirua me kusht, pas dënimit me 6 vjet burg për tre akuza “Fshehje pasurie”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pastrim të produkteve të veprave penale”.