Ndryshe nga pjesa tjetër e çifteve që mezi presin të grumbullojnë dhurata, princ Harry dhe Meghan Markle po kthejnë mbrapsht të gjitha dhuratat që u janë dhënë për dasmën e tyre dhe shuma e tyre shkon 9 milion dollarë!
Duka dhe dukesha e Sussex thuhet se morën me miliona dhurata me vlera marramendëse , por të padëshiruara, nga biznese të rastësishme të cilat mesa duket po shpresonin për publicitet nga çifti i famshëm.
Dhuratat nuk mbarojnë së arrituri në Pallatin Kensington Palace, por ata po i kthejnë të gjitha gjërat mbrapsht.
Me siguri të gjithë po pyesni, pse? Shumë e thjeshtë, protokoll mbretëror.
Me sa duket, anëtarëve të familjes mbretërore nuk u lejohet të pranojnë dhurata nga njerëz ose biznese që nuk i njohin (Mbretëresha në veçanti nuk mund të pranojë dhurata për arsye sigurie).
Sipas udhëzimeve zyrtare, “Dhuratat e ofruara nga individë privatë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk i njihen personalisht nga Anëtarët e Familjes Mbretërore duhet të refuzohen kur ka shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë ose motivet e dhuruesit ose vetë dhuratës”.
Ndërkohë, Meghan dhe Harry kërkuan që njerëzit të japin para për bamirësi në nder të dasmës së tyre, por mesa duket mesazhi nuk u përcoll.