Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hijet e një skandali/ Si u thyen dyert e prokurorisë, ditën kur gjithë drejtuesit e lartë ndodhen jashtë shtetit

2018/05/24 at 2:19 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Hijet e një skandali/ Si u thyen dyert e prokurorisë, ditën kur gjithë drejtuesit e lartë ndodhen jashtë shtetit

Koencidencë ose jo, zyrat e Prokurorisë së Durrësit, janë thyer, janë bastisur, ditën kur asnjë zyrtar i lartë i organeve ligjzbatuese nuk ndodhej në Shqipëri. Lajmi për ngjarjen e paprecedent në Durrës u mësua në orët e para të mëngjesit. Ndërsa, në mesditë zyrat e shtypit na informuan se në Kryeprokurorja Arta Marku, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj po zhvillojnë vizita jashtë vendit.


Kështu, gjithnjë referuar njoftimit zyrtar, mësojmë se znj.Arta Marku ndodhet në Zagreb dhe merr pjesë në një takim të rëndësishëm rajonal në kryeqendrën e Kroacisë, Zagreb.

“Në takim merr pjesë Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Sessions, Prokurorët e Përgjithshëm si dhe Drejtorët e Policive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi rajonal zhvillohet në Akademinë e Policisë në Zagreb në datat 23-25 maj 2018 për luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, njofton zyra për mediat e Kryeprokurores së Përkohshme.

Ndërkohë, ministrat Gjonaj dhe Xhafaj ndodhen në Holandë, ku sot kanë takuar ministrin për Migracionin Mark Harbers. Çështja kryesore e diskutimit, tha zyra e shtypit, ishte fenomeni i migracionit të paligjshëm. Ministri holandez ka kërkuar të goditen ato individë apo grupe që e favorizojnë këtë fenomen. Aktualisht, problemi i kalimit të paligjshëm të kufirit në drejtim të Mbretësrisë së Bashkuar, mbetet një problem shqetësues për palën holandeze.

Grabitja e prokurorisë

Persona ende të paidentifikuar kanë arritur të thyejnë dyert e prokurorisë së Durrësit. Të marrim prej aty dosje e dokumente hetimore si dhe dëmtojnë serverin (ku ruhen të dhënat digjitale) të organit të akuzës. Ndërkohë mësohet se specifikisht janë marrë dosjet e prokurorit Afrim Shehu, prokuror i task-forces që ndër të tjera ka nën hetim edhe zyrtarë të shtetit.

Policia e Shtetit deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion nëse janë identifikuar autorët, ndërsa vetë Prokuroria e Durrësit deklaroi për mediat:

“Në orën 06:30 nga ana e punonjësve të prokurorise se rrethit Gjyqesor Durres është konstatuar se ne ambientet e prokurorise, persona te paidentifikuar, me sende te forta kane hapur deren e Zyres se Serverit ku kanë demtuar dhe marre pajisje elektronike qe regjistrojne kamerat e sigurise, etj. Po keshtu eshte konstatuar se keta persona kane hapur me force edhe zyren e nje prokurori dhe nje zyre te ofocereve te policise gjyqesore. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te vona te nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private”.

/Opinion.al

 

 

 
Bashkelidhur:

Pamjet e grabitjes se prokurorise

Prokurori që iu morën dosjet

Etiketa: durresgjonajmarkuprokurorithyerjexhafaj


Ju sugjerojmë

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
Aktualitet

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

17 Gusht, 2025 8:55 pm
Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
Aktualitet

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

17 Gusht, 2025 8:31 pm
Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit
Aktualitet

Përkujtohet masakra e Qafës së Valmirit

17 Gusht, 2025 7:51 pm
Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit
Aktualitet

Rama ndan lajmin: Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit

17 Gusht, 2025 7:12 pm
14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë
Aktualitet

14-vjeçari vrau bashkëmoshatarin në Maliq, flet avokati: Autori shprehu pendesë

17 Gusht, 2025 6:10 pm
Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Vrau bashkëmoshatarin e tij me thikë, lihet në burg 14-vjeçari

17 Gusht, 2025 6:00 pm
Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…
Kryesore

Denaj prezanton aplikacionin Agritourism al:Zbulo Shqipërinë përmes fermave…

17 Gusht, 2025 5:12 pm
Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve
Aktualitet

Express: Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

17 Gusht, 2025 4:40 pm
“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn
Bota

“Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë”, Von der Leyen konferencë me Zelenskyn

17 Gusht, 2025 3:53 pm
BBC viziton Butrintin: Një nga qytetet e lashta më të mirëruajtura të Europës
Aktualitet

Butrinti/ 44,555 turistë e vizitojnë vetëm në korrik. Shifrat për 7 mujorin e 2025

17 Gusht, 2025 3:39 pm
Para
Protesta pa afat e opozitës. Basha: Të ndalim krimin në pushtet

Protesta pa afat e opozitës. Basha: Të ndalim krimin në pushtet

Mjafton vetëm një buzëqeshje për të dalluar gënjeshtarët

Mjafton vetëm një buzëqeshje për të dalluar gënjeshtarët

Zëri i Amerikës: Në Durrës janë grabitur dosjet e tjetërsimit të pronave

Zëri i Amerikës: Në Durrës janë grabitur dosjet e tjetërsimit të pronave
















TE FUNDIT

Macron:Nëse tregojmë dobësi sot kundër Rusisë,do të paguajmë një çmim të rëndë nesër

Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë
17 Gusht, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse...

Lexo më shumë

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit

Rrezikoi mbytjen, policia kufitare shpëton pushuesen në Gjirin e Shën Janit
17 Gusht, 2025

Një pushuese në Gjirin e Shën Janit, u shpëtua ditën e sotme, 17 gusht 2025, nga Policia Kufitare e Vlorës,...

Lexo më shumë

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh

Patos/ Përfshihet nga flakët një servis automjetesh
17 Gusht, 2025

Një servis automjetesh është përshirë nga flakët e zjarrit pak momente më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”....

Lexo më shumë

Zelensky: Çdokush është i bindur se kufijtë nuk ndryshohen me forcë!

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
17 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kaa reaguar lidhur me video-konferencën që zhvilloi me liderët europianë. Përmes një postimi në platformën X,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com