Vetëm pas 10 mituash nga nisja e seancës plenare, Opozita doli përpara foltores së parlamentit me parrullë në dorë. Shkak u bë kryeparlamentari Ruçi i cili i kërkoi liderit të Opozitës të ndërpriste fjalën pas 3 minutash që ai kishte nisur të fliste. Kjo ka shkaktuar zemërimin e Opozitës, e cila është ngritur në këmbë dhe ka rrethuar foltoren.
Kësaj here ata kishin me vete edhe një parullë ku shkruhej: “Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveria e krimit dhe e drogës”. Më pas Ruçi ka ndërprerë seancën duke kërkuar disa minuta pushim.