Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Fierit: Mark Frroku u lirua sepse u riedukua

2018/05/22 at 11:20 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjykata e Fierit: Mark Frroku u lirua sepse u riedukua

Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka argumentuar vendimin që mori për lirimin me kusht të ish-deputeti Mark Frroku i dënuar me 6 vjet burg për tre akuza, duke deklaruar se pak më shumë se tre vitet e burgut e kishin riedukuar dhe se ai “është rehabilituar plotësisht”. Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçantë.


Por prokuroria e Fierit mendon se vendimi nuk është i bazuar në prova dhe se pretendimet e Frrokut nuk tregojnë se ai është në “kushte të veçanta”. Burime të prokurorisë i thanë BIRN, duke kërkuar të mos identifikoheshin, se kishin ankimuar vendimin duke arsyetuar se “në këto kushte (si të Mark Frrokut) mund të ndodhen qindra të burgosur të tjerë, të cilët kanë sjellje të mirë, kanë kryer tre të katërtat e dënimit, ndihen të penduar dhe kanë familjarë të sëmurë”.

Gjykata e Fierit vendosi të lironte Mark Frrokun më 9 maj, kur atij i mbetej pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, nga dënimi për akuzat e “mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm” . Në llogaritjen e kohës së burgimit gjykata veç kohës së paraburgimit, ka gjetur se Frroku kishte shlyer ndër të tjera 1 muaj e 9 ditë nga dënimi me punë në burg.

Në vendim gjykata thotë se gjeti që Frroku ishte sjellë mirë gjatë kohës që kishte vuajtur dënimin dhe se “dënimi i vuajtur ia ka arritur qëllimit të riintegrimit të tij” dhe se “është rehabilituar plotësisht e dalja e tij në jetën e lirë nuk do t’i sillte asnjë pasojë sociale shoqërisë”.

Gjykata i referohet gjendjes familjare të Frrokut, bashkëshortes së sëmurë, prindërve të moshuar dhe po ashtu përmend se ai ishte ortak në një kompani, ndërsa i cilëson këto prova me të cilat përligjet lirimi i tij me kusht për arsye të veçanta. “Për sa më sipër edhe ky kusht i kërkuar shprehimisht nga neni 64 i Kodit Penal përmbushet”, shkruhet në vendimin e dhënë nga gjyqtarja Matilda Shalla.

Por prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier e cila e ka ankimuar vendimin se gjatë gjykimit, pavarësisht provave të parashtruara nga mbrojtja lidhur me sjelljen e mirë, faktit se kishte kryer tre të katërtat e dënimit dhe provat e paraqitura për të argumentuar arsyet e veçanta për të përligjur lirimin e tij, për prokurorinë nuk kanë qenë bindëse. Sipas prokurorisë apelimi bëhej pasi “nuk u faktua se i dënuari Mark Frroku i nevojitej domosdoshmërish mbijetesës së familjes së tij dhe se lirimi i tij nuk do të sillte ndryshim të dukshëm në situatat familjare”. Ato po ashtu thonë se qindra të burgosur ndodhen në të njëjtat kushte.

Ish-deputeti Mark Frroku, i cili vuante dënimin e burgun e sigurisë së lartë në Fier dhe mbrojtësi i tij ligjor, më date 16 prill të këtij viti, kanë depozituar pranë Gjykatës së Fierit dy kërkesa, një me objekt ulje dënimi dhe tjetrën për lirim me kusht. Pas shortit të hedhur nga gjykata e Fierit për të dy kërkesat është vendosur që njëra prej tyre të shqyrtohej nga gjyqtarja Adelina Zarka dhe tjetra nga gjyqtarja Matilda Shalla. Për shkak se kërkuesi Mark Frroku dhe mbrojtësi i tij nuk kanë marrë pjesë në çështjen që u shqyrtua nga gjyqtarja Adelina Zarka, më datë 02 maj të këtij viti është vendosur mospranimi i kërkesës së tij për ulje dënimi. Ndërkohë ka vazhduar rregullisht procesi gjyqësor që shqyrtohej nga gjyqtarja Matilda Shalla e cila më datë 9 Maj 2018 vendosi lirimin me kusht të Mark Frrokut.

Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim.

Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim, “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.

Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Sociliste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në përpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit. Ndërsa vëllai i tij, Arben Frroku, i cili po ashtu ishte në listën e kandidatëve për deputet në vitin 2013, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj dhe ndodhet i arrestuar në Holandë, në pritje të ekstradimit. /Reporter.al/

Etiketa: gjykata e fieritMark Frrokuriedukimi


Ju sugjerojmë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Marrëveshja e Detit me Greqinë, Hoxha: Do të shkojmë në gjykata ndërkombëtare
Kryesore

Hoxha për deklaratën e ministres serbe: Fyerje për viktimat e luftës

14 Korrik, 2026 7:09 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen e saj “non grata”

14 Korrik, 2026 5:33 pm
“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem
Kryesore

“Tokat bujqësore”/ Gjiknuri debat me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

14 Korrik, 2026 2:44 pm
“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës
Kronikë

“Albanian Files”/ PD depoziton kallëzim penal në SPAK ndaj Ramës

14 Korrik, 2026 12:32 pm
Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së
Kryesore

Ivi Kaso largohet pas 12 vitesh nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së

14 Korrik, 2026 12:08 pm
Para

Shenjat që tregojnë se sa të fiksuar jeni pas seksit

3 vese që duhen eliminuar nga mëngjesi, për të përmirësuar ditën tuaj

3 vese që duhen eliminuar nga mëngjesi, për të përmirësuar ditën tuaj

Dymbëdhjetë ritualet e vogla që sjellin fat për të gjitha shenjat e horoskopit

Horoskopi, 23 Maj 2018
















TE FUNDIT

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
14 Korrik, 2026

Presidenti Amerikan  Donald Trum , është tërhequr nga propozimi për vendosjen e një tarife prej 20% për anijet që kalojnë...

Lexo më shumë

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
14 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli lidhur me projektin e planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se procesi nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}