Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhafaj: Audio-përgjimi, sajesë, po shantazhohem nga interesat e krimit. Prokuroria të hetojë

2018/05/16 at 7:29 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhafaj: Audio-përgjimi, sajesë, po shantazhohem nga interesat e krimit. Prokuroria të hetojë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të mërkurën, pak minuta pas orës 18:30 në takimin e paralajmëruar për mediat dhe fjalën e nisi me sqarimin se nuk po dilte për t’u dhënë shpjegim akuzuesve të tij, por publikut dhe miqve ndërkombëtarë.


Xhafaj u shpreh se si ministër i Brendshëm i akuzuar si i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës, bëhet edhe më detyruese dalja e tij publike ndaj llogaridhënies së qytetarëve që kërkojnë të dinë se si qëndron e verteta.

Ai bëri sërish një rezyme të gjithë historisë së të vëllait, ndërsa solli në kujtesë se në vitin 2002, në kohën kur qeveria drejtohej nga kryeministri Pandeli Majko, i kishte dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit të Turizmit që mbante.

“Ngjarja ka ndodhur në vitin 2002. Vëllai im ka qenë rreth 25 vjet në atë kohë, e kanë ndaluar për 1 muaj dhe e kanë liruar duke urdhëruar largimin nga Italia. Kam qenë ministër i Turizmit në qeverinë Majko. Kam kërkuar dorëheqjen për këtë ngjarje, por pasi u panë rrethanat dhe përfshirjen time, kryeministri nuk e pranoi dorëheqjen time”, -tha Xhafaj.

“Agroni për asnjë çast nuk iu fsheh hetimit, por ka kërkuar që të marrë pjesë në këtë çështje. Vendimi përfundimtar ka vite që është në fuqi, asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet, apo favor kundrejt ekzekutimit të vendimit penal ndaj tij. Asnjëherë si funksionar publik dhe si ministër nuk kam bërë kompromis me faktin që vëllai im nuk duhet të vuante dënimin e dhënë, edhe pse ajo cka ai ka bërë është e shpërpjestuar me dënimin e madh”, shtoi ministri Xhafaj.

Me vendimin për t’iu dorëzuar autoriteteve italiane, thotë se Agroni nuk i dha mundësinë që ta testonte si ministër të Brendshëm.

“Unë nuk e nxita që ta kryente këtë akt, por ai nuk ma dha mundësinë që të provonte Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm nëse do të kërkohej ndonjëherë ekstradimi i tij”, thotë ministri Xhafaj.

Ministri i Brendshëm e quajti sajesë audio-përgjimin dhe i kërkoi Prokurorisë që të hetojë sa më parë. Ai thotë se po shantazhohet nga opozita.

“Sajesë e plotë! Një mashtrimn nga fillimi deri në fund! Manipulim dhe i bërë keq. Nëse nuk e ka bërë opozita, ajo ka rënë viktimë e tij edhe pse në këtë rast tregoi se sa ligësi prodhon një pjesë e kësaj opozite. Interesa intime të saj janë bërë bashkë me interesat kriminale të grupeve të caktuara brenda dhe jashtë sistemit të kalbur të drejtësië. Janë gati të bashkëpunojë edhe me djallin vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë sa më parë. Garantoj se edhe nëse unë do të kisha ikur nga kjo zyrë, çfarë është bërë nga unë, kolegët dhe partnerët ndërkombëtarë nuk do të prishet më. Shpejt edhe SPAK edhe BKH do të jetë në funksion e krimi do të humbasë terren. Askush nuk më shantazhon, askush nuk më pengon në arritjen e qëllimeve të mia”, thotë Xhafaj.

Përgjigje pati edhe për akuzat se ka falsifikuar Kodin e Procedurës Penale.

“Është akuza më qesharake dhe nuk u besoj veshëve kur e dëgjoj. Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë nen, por e mbroj si një nen që është në përputhje me Konventën, Kushtetutën dhe të dobishëm për qytetarët shqiptarë. Është standard ndërkombëtar! Nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit”, thotë ai.

 

Etiketa: audio-pergjimiinteresat e krimitshantazhimixhafaj


Ju sugjerojmë

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
Kryesore

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

23 Qershor, 2026 9:21 am
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Rama vizitë në Francë, takohet me Macron
Kryesore

Rama vizitë në Francë, takohet me Macron

22 Qershor, 2026 10:02 am
Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë
Aktualitet

Një grup protestuesish e qendrojnë sërish para Kryeministrisë

22 Qershor, 2026 8:11 am
Para
Ansi Agolli bëhet baba, bashkëshortja e tij sjellë në jetë një djalë

Ansi Agolli bëhet baba, bashkëshortja e tij sjellë në jetë një djalë

Eshtë personi më i vjetër në botë: “Jetëgjatësia ime, ndëshkim nga Zoti”

Eshtë personi më i vjetër në botë: “Jetëgjatësia ime, ndëshkim nga Zoti”

Historia e 19-vjeçares shqiptare që vrau foshnjen dhe e hodhi në plehra në Greqi

Historia e 19-vjeçares shqiptare që vrau foshnjen dhe e hodhi në plehra në Greqi
















TE FUNDIT

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e qytetarëve para kryeministrisë, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Ndërsa krah...

Lexo më shumë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
23 Qershor, 2026

Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një hap i madh drejt matësit më të ashpër, potencialisht më...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Qershor, 2026

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
23 Qershor, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}