Kush më mirë se shprehjet e thëna nga njerëz të mëdhenj, mund të na përshkruajnë ne më së miri? Sa e sa herë mund ta keni gjetur veten në ndonjë shprehje të caktuar. Edhe në këtë artikull, mund të gjeni veten më së miri te shprehja që i përshtatet shenjës tuaj të horoskopit, bazuar në karakteristikat e gjithësecilës. Zbulojeni si më poshtë:
Dashi – “Jam zotëruesi i fatit tim. Jam kapiteni i i shpirtit tim” (William Ernest Henley)
Demi – “Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë” (Friedrich Nietzsche)
Binjakët – “Një ditë e kaluar pa qeshur, është një ditë e çuar dëm” ( Charlie Chaplin)
Gaforrja – “Në fund vetëm 3 gjëra kanë rëndësi: Sa shumë ke dashur, sa me bujari ke jetuar, dhe sa në paqe i lë të shkojnë gjërat që nuk janë për ty” (Buddha)
Luani – “Dashuria jote më bën të fortë, urrejta më bën të pa ndalshëm (Ronaldo)
Virgjëresha – “Nuk ke jetuar sot, nëse nuk ke bërë diçka, për dikë që nuk mund të ta kthejë” (John Bunyan)
Peshorja – “Kur të ndalosh së prituri që njerëzit të jenë perfekt, do fillosh t’i pëlqesh për atë që janë” (Donald Miller)
Akrepi – “Të jesh burri më i pasur në varreza, nuk më intereson mua. Të shkosh në krevat çdo natë me shpresën se ke bërë diçka, kjo më intereson” (Steve Jobs)
Shigjetari – “Udhëto sa më shumë të mundesh, sa më larg të mundesh. Jeta nuk është për të jetuar në të njëjtin vend”
Bricjapi – “Ty të është dhënë jeta; është detyra jote të gjesh diçka të bukur në të, nuk ka rëndësi sa e vogël është” (Elizabeth Gilbert)
Ujori – “Qëllimi në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët. Dhe nëse nuk i ndihmojmë dot, të paktëm mos t’i lëndojmë” (Dalai Lama)
Peshqit – “Gjëja më e bukur që mund të provosh, është të duash dhe të të duan” (Moulin Rouge)
Opinion.al ©