Aleksandër Vuçiç në të kaluarën, rininë e tij, ka qenë një shahist në nivel kampioni në Beograd. E nisi karrierën politike si anëtar i Partisë Radikale të Serbisë e cila në krye kishte, Vojisllav Sheshel, i njohur is vojvodë i çetnikëve. Një parti radikale që konsiderohej e afërt me formacionet e vullnetarëve në luftën e zhbërjes së ish Jugosllavisë.
Nga sekretar i kësaj partie bëhet një prej deputëtëve më të rinj të parlamentit serb. Ka qenë ministër Informimi në kohën e luftës së Kosovës kur shtypi serb ishte censuruar dhe ende akuzohet për liri të medias. Ka studiuar për drejtësi dhe ka qenë një prej studentëve më të mirë.
Pas qëndrimit të gjatë në opozitë dhe qëndrimit të ish shefit të tij Sheshel në gjykatën e Hagës për krimet e luftës bashkë me kolegun dhe ish presidentin, Tomisllav Nikoliç, braktisën partinë për të formuar Partinë Progresiste serbe. Arritën të merrnin pushtetin dhe nga ministri i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri arriti tek Presidenca me një fitore të bindshme në zgjedhjet presidenciale.
Ka zhvilluar marrëdhënie të mira me shumë shtete dhe në Serbi shihet si njeri i afërt me lidhje të forta me kancelaren gjermane Angela Merkel, por edhe me Rusinë e Vladimir Putin, e me Turqinë e Recep Taip Erdogan, si dhe me Kinën.
Në një intervistë për Klan Kosova, Vuçiç ka folur hapur për Kosovën dhe publikun serb, por gjatë udhëheqjes së tij kanë ndodhur edhe shumë ngjarje tensionuese. Kisha Ortodokse Serbe ka kundërshtuar zgjidhjet për Kosovën. Këto dhe shumë detaje të tjera mund t’i gjeni si më poshtë vijon…
Zoti president faleminderit për këtë rast të veçantë. Mendoj se kjo është një prej intervistave të rralla për mediat shqiptare. Përse është kështu dhe ku dëshironi t’a çoni Serbinë me politikën tuaj të re?
Para së gjithash ju faleminderit juve. Nuk e di përse është kështu, mbase pasi nuk kam patur mjaftueshëm ftesa, por kam pranuar të flas për ju me kënaqësi pasi ju jeni një njeri serioz dhe jo rrallë këni marrë pjesë në ngjarje në Serbi dhe në konferencat për shtyp, për gazetarët, dhe andaj dua të tentoj që në një mënyrë të kujdesshme dhe të mirë të paraqes vendin tim duke dhënë edhe këtë intervistë, e veçanërisht pasi dua që Serbia të jetë një vend i rregulluar dhe i njerëzve të pasur krahasuar me atë që ka qenë deri më dje dhe që është sot. Mendoj se kemi marrë masa të rëndësishme dhe mbase edhe për publikun shqiptarë është domethënëse ta dinë se në vitin 2014 kemi qenë shumë afër falimentimit. Politikanët gjithmonë akuzojnë paraardhësit, por ne kishim disa hapa të pamatur të koalicioneve të cilët kishin rritur pensionet dhe pagat pa bazë ekonomike dhe kjo na kishte vënë në një situatë të vështirë. Jemi detyruar të bëjmë reforma të vështira, të sjellim ligj të ri mbi punën, masa të rregullimeve fiskale dhe ta zvogëlojmë mbi dy herë numrin e papunësisë dhe këtë e kemi arritur tani në vendin tonë. Kemi arritur që për tre vjetë me radhë të kemi sufiçit në buxhet dhe siç e dini, kemi patur rritje ekonomike në pjesën e parë prej 4,5 për qind, por edhe të ulim borxhet publike në 77 për qind dhe besoj se deri në fund të vitit do të jetë më pak se 50 për qind. Këto janë disa prej gjërave të mira, por ajo që nuk është e mirë është fakti se njerëzit ende jetojnë vështirë dhe se pagat sado që janë përmirësuar muajt e fundit ende janë të ulëta dhe do kemi rritje deri në fund të vitit, por kjo nuk mjafton për një jetë të pasur. Në cdo rast për këtë është e rëndësishme ti afrohemi Evropës, që më shpejt të arrijmë stnadardet evropiane dhe atëherë jam shumë i bindur se do të kemi një rezultat të kënaqëshëm që e dëshirojmë. Dhe, të jem edhe më i hapur edhe për një gjë dhe ndoshta më ndryshe nga shumë liderë të mëdhenj serb të shekujve të shkuar mund të them se serbët mbajnë mend ata që kanë marrë pjesë në kryengritje të mëdha, në luftëra, fitore dhe humbje, kurse unë do të doja ose të mos mbahem mend fare ose të më mbajnë mend për atë që nuk kemi patur asnjë luftë dhe asnjë konflikt, por që kjo të shfaqet përmes rritjes ekonomike dhe progresit.
Në marrdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe në rajon dhe rrugën drejt BE-së sigurisht shtrohet pyetja e Kosovës. Ju keni thënë se kjo është një prej temave më të dhimbshme për Serbinë, por gjithashtu keni nisur një dialog të brendshëm në kërkim të zgjidhjes më të mirë për Kosovën. E keni gjetur një përgjigje të tillë?
Për këtë pyetje do të më duheshin ditë dhe jo orë apo disa fjali. Së pari Serbia dhe Shqipëria sot kanë marrëdhënie më të mira se sa i kanë patur më parë dhe për këtë është meritor kryeministri shqiptar Edi Rama. Këtë nuk e kam penguar as unë dhe nëse asgjë tjetër pas shumë dekadash në të cilat nuk kemi patur kurrëfarë marrëdhëniesh mendoj se kemi vendosur marrëdhënie racionale dhe normale edhe pse nuk do ti vlerësoja si të jashtëzakonshme. Këto marrëdhënie janë të respektit dhe marrëdhënie në të cilat ne e kuptojmë se dallimi kryesor në një botë bashkëkohore që na rrethon është në fakt Kosova dhe kur ju më shtroni këtë pyetje unë nuk kam nëvojë ti vardisem askujt. Këtë nuk e bëj as për shkak të publikut tim dhe besoj se kjo është ajo që njerëzit e respektojnë. Ta dinë njerëzit në Shqipëri që këtu mua një stadium i tërë me njerëz brohorasin „Vucic pederast“ apo me emra të ndryshëm dhe të nesërmën mbi 50 për qind të tyre votojnë për mua.
Ajo që është e rëndësishme në fund është që njerëzit të ju respektojnë pasi për të na dashur na duan fëmijët, prindërit dhe se di se kush, por është me rëndësi të kemi respekt.
Sa i përket Kosovës dhe pyetjes tuaj, ne kemi nisur një dialog të brendshëm pasi kam konsideruar se është e rëndësishme që gjërat ti shtrojmë në mënyrë racionale dhe reale edhe pse kur e themi këtë mënjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës. As kjo nuk është tërësisht racionale dhe reale dhe ajo që është thirrja ime është që edhe njëra dhe pala tjetër ta kuptojnë se nuk kemi shumë jetëra që të gjithë kemi humbur shumë njerëz edhe serbët dhe shqiptarët jo vetëm në konfliktet mes vete, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmonë nga këto hapësira.
Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbej ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbej ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo cfarëdo vendi tjetër. Ata do të ndërtojnë vende të tjera dhe të paguajnë tatime në shtete të tjera. Ne nuk kemi më një luks të tillë që këtë t’ia lejojmë vetës. Këtu shtrohet pyetja nëse mundemi ne të dyja palët apo ne dhe Prishtina të gjejmë dicka racionale reale dhe që do të thoshte humbje për të dyja palët dhe kur është humbje për të dyja palët kjo është minimumi i kënaqshëm edhe për njërën edhe palën tjetër. Kjo do të na tërhiqte drejt së ardhmes dhe do të nënkuptonte që mund të flasim për një marrëdhënie tjetër mes serbëve dhe shqiptarëve pasi në njëqind vitet e ardhshme serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt me të mëdhënj në Ballkanin Perëndimor. Cfarëdo të ndodh më pas të mos e analizojmë, por është reale që kjo do të jetë edhe më tutje, por në njëqind vite do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se nga kjo lidhje veri jug e cila do të duhej të jetë bazë e paqes në të ardhmen varet e gjithë ajo që do të kemi edhe për njerën dhe palën tjëtër. Shqiptarët në Kosovë gabimisht konsiderojnë se i kanë mundur serbët, që serbët janë të gjunjëzuar dhe që duhet të fitojnë gjithcka që imaginojnë dhe nuk shohin hapësirë për asnjë lloj kompromisi me Serbinë dhe serbët për këtë cështje. Serbët nga ana tjetër në besim të mirë dhe masë të madhe e shohin se shqiptarët asesi nuk mund të arrijnë legjitimitet ligjor në asnjë mënyrë pa Serbinë, pa Rusinë e Kinën në Kombet e Bashkuara. Gjithashtu në Serbi një pjesë e madhe e publikut konsideron se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë më të cilën, sic e dini, nuk pajtohem në mënyrë absolute dhe këtë e them në cdo vend. Kur shikoni në mes të dëshirës që të jetë absolute një territor serb dhe të jetë një konflikt i ngrirë dhe dëshirave që kjo të jetë e tëra shqiptare, e serbëve të mos u takoj asgjë unë mendoj se këtë ne duhet ta shikojmë dhe ta shtrojmë në një mënyrë tjetër dhe të jemi shumë më real dhe racional edhe njëra edhe pala tjetër.
Edhe shqiptarët duhet të futen në këpucat serbe në një ditë dhe serbët duhet të mbathin këpucët shqiptare dhe kjo është ajo që unë them cdo ditë dhe për asgjë nuk e kam ndryshuar qëndrimin dhe rrëfimin tim për shkak se flas për një media shqipatare apo flas me Ju dhe kjo është ajo që seriozisht mendoj.
Dhe nëse më pyetni nëse të gjithë në Evropë pajtohen me mua unë do tu them që të gjithë pajtohen dhe askush nuk dëshiron të më mbështesë pasi të gjithë kanë interesat e shteteve të tyre që nuk do të thotë se nuk kam të drejt kur flas kështu. Të gjithë mendojnë se gjithcka që flas është e vërtetë. Kjo është sikurse kur flisni për marrëveshjen e Brukselit dhe të gjithë e dinë që ne kemi përmbushur gjithcka, e që shqiptarët e Prishtinës nuk kanë plotësuar asnjë obligim të vetëm që kanë patur.
Thatë se është zgjidhe kompromisi, por nuk e përmendët se cfarë është kompromisi.
Nuk mundem unë zoti Seferi ta vështirësoj pozitën e Serbisë dhe të flas se cfarë mund të jetë në tërësi zgjidhje kompromisi, por ja tu them menjëherë që unë jam i gatshëm të flas për gjithcka që dikush e konsideron si zgjidhje të kompromisit. Jam i gatshëm të dëgjoj cdo propozim të shqiptarëve dhe të dëgjoj të gjitha propozimet e bashkësisë ndërkombëtare, por këto propozime nuk guxojnë dhe nuk duhet të jenë poshtëruese për Serbinë dhe të thuhet se kjo është gjoba përfundimtare, e në të themi se jemi të moralshëm dhe lartësinë e kësaj gjobe do ta përcaktojmë e vërifikojmë dhe ta vëmë në jetë. Unë jam i hapur të dëgjoj cdo propozim dhe në asnjë moment Serbia nuk është sjellë si një partner i pabesueshëm, përkundrazi.
Do t’ua rikujtoj që ta dinë edhe njerëzit në Shqipëri se sa fer kemi qenë, sa kemi respektuar ato që kemi firmosur. Ne kemi pranuar që të marrim pjesë në zjedhjet lokale bazuar në ligjet e Kosovës dhe rregullat e Kosovës që më parë nuk ka qenë rast i tillë dhe po ashtu në zgjedhjet parlamentare. Obligim i yni në bazë të marrëveshjes së Brukselit ka qenë që këtë ta bëjmë një herë dhe e kemi bërë dy. Kemi hequr dorë nga mbrojtja civile, kemi marrë pjesë në formimin e policisë rajonale në kuadër të sistemit të Kosovës, e jo të atij serb dhe të Serbisë. Kemi marrë pjesë edhe në atë që ka qenë më e vështira për ne në sistemit gjyqësor dhe të gjitha këto gjëra tmerrësisht të vështira pra përfishirë edhe marrëveshjen e telekomunikacionit, përfshirë kodin e thirrjeve ku kemi mbajtur të drejtën për serbët që të mos kenë nevojë të thirrin numrin hyrës, por kështu ka qenë rasti. E cfarë ka përmbushur pala e Kosovës. Edhe ju jeni shqiptar dhe unë po ju pyes të ma thoni një gjë që nuk u ka shkuar për shtati. E vetmja gjë që nuk u ka shkuar për shtati e që përbën 40 për qind të marrëveshjes së Brukselit është Asociacioni i Komunave serbe, e cila nuk ekziston sot sic nuk ka ekzistuar para pesë vitesh.
Kjo është parë si një kërcënim, si një bosnjizim i Kosovës, ndarje dhe mundësi. A është ky një kërcënim?
Pse e keni firmosur atëherë, pse disa kanë firmosur. Cfarë kërcënimi. Prisni. prisni, përse është ky një kërcënim? Këtë e kemi firmosur si dicka që është dëtyrim bazë i palës së Prishtinës e jo një kërcënim pasi për ne kërcënime më të mëdha kanë qenë të gjitha këto marrëveshje të cilat i kemi firmosur dhe vënë në jetë. A keni firmosur ju dicka që ka fuqi të një marrëveshje ligjore ndërkombëtare dhe a e keni respektuar ju këtë, nuk e keni respektuar dhe a është e saktë kjo që them, e saktë është dhe përse nuk e këni plotësuar dhe si prisni të jeni bashkëbisedues kur nuk keni përmbushur ato që keni firmosur. Thaci në Shkup në një bisedë të vështirë që kishim tha se ju nuk e keni plotësuar marrëveshjen për energjinë e cila nuk ekziston. Ka patur hartime të ndryshime dhe propozime disa herë, por nuk ekziston një marrëveshje dhe obligim nga marrëveshja e Brukselit. Në marrëveshjen e Brukselit thuhet se do të diskutojmë për marrëveshjen e energjisë dhe telekomunikacionit në pikën 13. E shikoni që unë jam shumë i saktë dhe andaj ju lutem të ma thoni se përse diksuh më shumë se pesë vjet nuk ka përmbushur obligimin e vetëm nga marrëveshja e Brukselit. Unë do tu them se e kanë të vështirë disa politikan që popullit shqiptarë tía sqarojnë që shqiptarët nuk mund të përfitojnë gjithcka, por që edhe shqiptarët duhet të humbin dicka.
Shikoni, unë kam qenë fer ndaj serbëve dhe nuk i kam gënjyer dhe u kam thënë se ne duhet të humbim shumë gjëra në mënyrë që të arrijmë deri tek kompromisi që të arrijmë tek një e ardhme më e mirë dhe këtë e kemi treguar duke vënë në jetë të gjitha marrëveshjet që kemi arritur. Nëse nuk është e vërtetë kjo që them ja unë ju lutem të më thoni se cila pjesë nuk është e vërtetë.
Cfarë mendoni se është zgjidhja e kompromisit pasi edhe këtu kanë qenë disa ide për përkufizim nëpër media
Edhe ajo që e kërkojnë shqiptarët është përkufizim vetëm se ata kërkojnë njëqind përqind të territorit të Kosovës. Pse do të mendonit ju se përkufizimi me 100 për qind të territorit të Kosovës më i drejt dhe më e mirë se sa me 90 përqind apo me 50 apo 30 përqind. Thjesht lejoni njerëzit të kenë të drejt të kenë mëndim të ndryshëm. Kam patur këtu edhe ide në numër më të vogla por që duhet njohur pavarësinë e Kosovës kështu sic është, por edhe një numër të madh të njerëzve që mendojnë që e tërë Kosova duhet ti takoj Serbisë, e numri më i madh i njerëzve në Serbi që të jemi korrekt dhe ju mund ta konfirmoni ose mohoni këtu tani dhe të ma thoni në sy, konsiderojnë se do të duhej të mbajmë një konflikt të ngrirë pasi gjërat në botë janë duke ndryshuar dhe Amerika është duke humbur fuqinë e saj dhe pozitën që ka patur më parë dhe një pjesë e njerëzve në Serbi përjetojnë se Kina dhe Rusija e Indija që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe njerëzit thonë të presim pasi Kina në vitin 2027 do të jetë fuqia e parë në botë me bruto prodhimin e saj. Unë konsideroj se një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe këtë e them edhe këtu cdo ditë pasi cdo shtyrje e gjetjes së zgjidhjes për një paqe afatgjatë dhe jo të një paqeje të ngrirë, pasi nuk e di se cfarë do të thotë një paqe e ngrirë dhe një konflikt i ngrirë pasi një ditë duhet shkrirë dhe do të kemi sërish konflikt dhe as ju e as ne nuk kemi më fëmijë për të luftuar dhe nuk është koha e luftërave më dhe andaj e kemi më të nevojshme se kurrë që njëri-tjetrin ta kuptojmë nëse dikush këtë dëshiron ta dëgjoj dhe ta kuptoj përkundër gjërave të politikës ditore.
Keni biseduar ndonjëherë me presidentin Thaci apo me kryeministrin Edi Rama për ndarjen dhe a përfshinë zgjidhja e cështjes së Kosovës edhe Shqipërinë?
Njerëzit e ndershëm kurrë nuk flasin për atë se cfarë kanë biseduar në takime të mbyllura pasi atëherë këto takime nuk do të ishin të mbyllur. Këtë e bëjnë njerëzit që nuk janë të ndershëm dhe andaj asnjëherë nuk kam komentuar marrëzira të ndryshme që kam dëgjuar shumë në opinionin e Prishtinës, atë të Tiranës dhe në opinionin e Beogradit. Komenti im është që do të flas në të gjitha temat dhe për gjithcka. Ashtu sic kam qenë i gatshëm të përgjigjem këtu për të gjtha dhe për cdo temë pasi nuk është problem të flasim, por problem është të mos gjejmë asnjë zgjidhje dhe nuk është asnjë lloj mëkati të flasim për për dicka apo për cdo gjë. Mëkat është të mos gjejmë një zgjidhje apo të gjejmë zgjidhje që do të thoshte thyerje për njërën palë në dialog.
Pra këto gjëra i nderuari Idro njerëzit duhet ti kuptojnë. Pasi e shoh këtë gjë në Prishtinë që thuhet se kjo është ide e Beogradit unë hesht, vetëm hësht pasi nuk dua të arsyetohem para askujt përse flas me dikë për dicka. E se për cfarë bisedojë për këtë nuk dua të flas. Në fund ne të gjithë do të duhet të dalim para popullit tonë, para popullit qoftë ne serbët apo kur bëhet fjalë për ju shqiptarët. Edhe serbët edhe shqiptarët duhet ta aprovojnë, por para kësaj duhet të kemi duart e lira që të flasim për të gjitha dhe të provojmë të gjejmë një emërues të përbashkët qoftë më të voglin.
Me kryeministrin Edi Rama kam folur disa herë. A kemi folur ne thellësisht për cështjen e Kosovës, jo në ketë mënyrë. A jam i gatshëm të flas me të gjithë për cështjen shqiptare dhe cështjen serbe, unë jam i gatshëm dhe këtu nuk shoh asgjë të keqe dhe asgjë të gabueshme. Kreun e qeverisë tuaj e respektoj shumë dhe ai ka ardhur në Beograd edhe pse në fakt takimet kanë qenë disi ashtu…ai ka dashur që këtu të fitoj pikë politike ndoshta dhe unë ia kam kthyer në mënyrë të njëjtë në Tiranë shpresoj, por marrëdhëniet tona sot janë tjera. Është bërë e zakonshme të shihemi dhe besoj se mund të kemi biseda shumë më të qeta dhe në besim të mirë. Dhe, besoj se kemi dicka më shumë besim tek njëri-tjetri.
Ka patur bisedime edhe më parë me Kosovën kur ju nuk keni qenë në pushtet, ka qenë propozimi i planit të Ahtisarit dhe gjëra të tjera dhe nuk ka patur zgjidhje. E shihni si të mundshme të vazhdoni bisedimet në Bruksel dhe shumë njerëz në Serbi ju akuzojnë se megjithatë do ta pranoni pavarësinë e Kosovës
Mirë…
Shumë thonë në fakt se ju keni marrëveshje dhe e keni bërë atë
Nuk jam i sigurt se me këtë do të pajtoheshin Thaci dhe Merkel…por në rregull. Sikur çdo ditë do të dëgjoja çfarë thonë të gjithë njerëzit do të ndaloja të merrem me këtë punë. Detyra ime është të luftoj për vendin tim dhe popullin tim dhe këtë e bëj përzemërsisht dhe me shumë kujdes. Bisedimet duhet të vazhdojnë që të përgjigjem në pyetjen tuaj. E dini ne kemi qenë të premtën në mbremje në të dy anët e tavolinës, Thaci, Collaku, Gjuric dhe Unë. Marko të premtën ka dorëzuar kërkesën për vizitë në Kosovë. Ata kanë organizuar sulm ndaj Markos të hënën. Kjo nuk bëhet. Unë kurrë nuk kam folur me ju në këtë mënyrë. Më kanë thënë se për shkak të sulmit në Marko Gjuricin…apo ka qenë një gjë tjetër nuk është më rëndësi…disa njerëz këtu kanë thënë se Idro Seferi nuk duhet të hyjë në konferencën për gazetarë dhe kur kam dëgjuar kam thënë duhet ta lejoni…
Ka qenë rasti i Marko Gjuriç…
Nuk e di saktësisht, por kam thënë lejojeni njeriun të bëj punën e tij. E dini përse kam thënë unë këtë pasi ju e dini pastaj që mund të ma ktheni shpinën dhe të mos prisni asgjë të keqe nga unë. Ne kemi qenë të ulur me njerëzit që na kanë parë në sy …ata kanë përgatitur aksionin më të cilin kanë dashur të poshtërojnë një njeri dhe e kanë përdorur si lidhëse zinxhir kollaren e tij, sikur të ishte qen, dhe kanë organizuar njerëz që fishkëllenin që të tregonin se janë të fuqishëm dhe të fortë, por kjo nuk bëhet, këtë thjesht nuk e bëni në një botë të civilizuar. Kjo thjeshtë nuk bëhet. Nuk ekziston askush në botë që ka lavdëruar këtë. Kjo nuk i ka pëlqyer askujt as nga shqiptarët pasi shqptarët janë popull që dinë të respektojnë edhe kundërshtarët e tyre ashtu si edhe serbët dhe dyshoj që kjo i ka pëlqyer dikujt, por c’të bëjmë. Gjithsesi bisedimet duhet të vazhdojnë dhe ne nuk jemi ata që zgjedhim bashkëbiseduesit në anën shqiptare, shqiptarët i zgjedhin ata dhe e jona është që të bisedojmë dhe të sjellim vendime kush dhe si do të jetë nga ana jonë dhe të vazhdojmë bisedimet pasi pa bisedime gjithcka është vetëm humnerë dhe do të kemi vetëm probleme. Dikush mund të thotë nuk do të kemi të ardhme evropiane, por unë them që sdo të kemi asnjë lloj të ardhme nëse nuk flasim dhe këtë njerëzit në Tirane e Prishtinë duhet ta dinë. Unë mendoj se në fund të fundit njerëzit këtë e kuptojnë dhe sa më parë që të arrijmë ne të merremi vesh aq më parë e ardhmja jonë do të jetë më e mirë dhe më e shpejt dhe do të arrijmë atje ku duam. Sa më shumë të presim dhe të kalkulojmë me emocionet e popujve tanë duke llogaritur problemet e politikës ditore dhe përfitimet, kam frikë se do të largohemi edhe më shumë nga rrjedhat dhe trendet evropiane.
Si duken bisedimet ne Bruksel dhe cfarë marrëdhëniesh keni me presidentin Thaci. Me sa e di ju jeni dëgjuar disa herë nëpërmjet telefonit. Ekziston ndonjë komunikim dhe sa ndihmon kjo?
Pas kësaj me Marko Gjuric nuk ka asnjë lloj komunikimi. Kjo ka qenë për mua shumë e rënd. Ka ekzistuar një komunikim dhe mund të them normal. Ne gjithcka e mendojmë ndryshe, por kemi patur një komunikim normal e cila ka ndihmuar dhe nuk ka dyshim për këtë. Nuk mund të them asgjë për vrasjen e Oliver Ivanovic, as nuk mund të them që kjo ka qenë e motivuar etnikisht apo jo, nuk mund të them asgjë pasi ende nuk kemi rezultate të hetimeve, por ka patur shumë incidente në të cilat dikush do të ishte i vdekur dhe do të kishim pasoja vdekjeprurëse në nivel etnik dhe nuk kemi patur. A është kjo një gjë domethënëse, mund të them se është shumë, a kemi kontribuar në dialog, sigurisht që po, a kemi kontribuar në këtë me faktin që kemi biseduar ndonjëherë mes linjave të kuqe, ndonjëherë përmes celularit kur ka qenë urgjente, patjetër dhe për këtë shërbejnë politikanët. Për mua është e sigurt që ai mendon njësoj ose më keq, por pasj kësaj me Marko Gjuric ende ndjehem shumë keq që të jem i sinqert. Sërish them që nuk më takon mua të zgjedh përfaqësuesit shqiptar, shqiptarët vet i zgjedhin përfaqësuesit e tyre ashtu sic as shqiptarët e as bota dhe askush tjetër nuk do të zgjedh përfaqësuesit serb.
Keni qenë në Moskë, në Turqi, dy herë tek kancelarja Merkel. Nga ana tjetër Serbia shihet ose të paktën vendet e rajonit e shohin Serbinë si një vend me konflikte të hapura, kurse politikanët Perëndimor apo Bashkimi Evropian, Serbinë e shohin si aleat të Rusisë. Si të sqarohet kjo në fakt?
Le të analizojmë këtë në rajon, të ndajmë gjërat nëse me lejoni zoti Seferi, pra Serbia ndodhet në rrugën evropiane, sic besoj edhe vendet e tjera të Ballkanit. Në këtë Serbia dhe Mali i Zi janë lidër. Ne me shumicën që ju përmendni, përvec Shqipërisë, kemi jetuar në një shtet të përbashkët. Ndryshe i shohim arsyet e rrënimit të këtij shteti të përbashkët. Ne konsiderojmë se disa kanë kryer secesion të kundërligjshëm, ata konsiderojnë që ne kemi dashur me dhunë ti mbajmë dhe të bëjmë agresion dhe se di se cfarë. Pra këtu bëhet fjalë për pyetjen se cfarë është më e vjetër pula apo veza.
Pra kush ka kryer akt kundërligjor nga këndi jonë është krejtsisht e qartë, kurse nga këndi i tyre kjo duket ndryshe dhe këtë ne e lëmë anash. Ajo që është e rëndësishme është se ne sot e shohim që kemi marrëdhënie më të mira me të gjithë. Pafundësisht kam heshtur për fyrjet që vinin nga Bosnja e Hercegovina, kam heshtur edhe kur jam sulmuar në mënyrë brutale në Srebrenicë, kurrë nuk kemi marrë as rezultate hetimesh. Nuk e di nëse këni dëgjuar të kem insistuar për këtë, nuk e di nëse e kam vënë këtë si kusht apo nëse e dini një vend që nuk do ta kishte një kusht të tillë. Mund ta imagjinoni nëse dicka e tillë i ndodhte Edi Ramës këtu dhe Shqipëria nuk do të kërkonte fajtorët dhe të mos pyeste ku janë kryrësit e këtij sulmi? Unë asgjë nga kjo nuk kërkoj. Cfarë është ajo që na tërheqni vërejtjen për rajonin? Marrëdhëniet me Kroacinë mbase? Kroacia nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë nga fqinjët e saj, madje as me Serbinë dhe më së paku marrëdhënie të këqija dhe besoj se do të jenë edhe më të mira, mbase me Malin e Zi ka. Nëse mendoni se ata kanë marrëdhënie të mira me Bosnjën dhe Hercegovinën, bazuar në deklaratat e Izetbegovic nuk duket ashtu, me Hungarinë nuk ka, e të mos flasim marrëdhënie edhe më të këqija me Slloveninë. Ne mundohemi vërtetë dhe investojmë shumë mund dhe përpjekje në stabilitetin rajonal dhe këtu vijmë gjithmonë edhe tek marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës.
E tani të kthehem në marrëdhëniet me Rusinë. Serbia ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Serbia për këtë nuk turpërohet, Serbia avanson marrëdhëniet me Federatën Ruse dhe ne këtë nuk e fshehim nga askush dhe unë këtë e them në cdo vend dhe cdokujt. E dini ekziston një dallim i vogël mes meje dhe liderëve të tjerë evropian dhe këtë ta thonë në sy. Unë kur shkoj në Moskë Putin e di se ne jemi në rrugën evropane dhe këtë e them edhe në konferencë të përbashkët për gazetarët. Shumë nga Bashkimi Evropian kur shkojnë në Moskë harrojnë nga kanë ardhur, unë nuk harroj nga kam ardhur dhe për këtë në Evropë, në Bruksel e Uashington kur më pyesin a do ti vëni sanksione Rusisë unë them jo. E shikoni që as ju asgjë nuk u mashtroj dhe gjithcka që u them dhe po them ato që i them cdo ditë edhe në Beograd.
Në këtë është forca plitike e Serbisë pasi atë që e them në Uashington e thëmë edhe në Moskë, atë që e them në Bruksel e them edhe në Beograd dhe nuk ka asnjë llojë dallimi. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë marrëdhënie të mira me Rusinë, do të vazhdojm të ndërtojmë marrëdhënie me Kinën dhe më të dyja vendet marrëdhënie edhe më të mira dhe do të qëndrojmë në rrugën evropiane, do të bëjmë reforma të brendshme dhe do të tentojmë të gjejmë zgjidhje mes Beogradit dhe Prishtinës pasi kjo është conditio sine qua non (nevojë e pashmangshme) e të gjithë progresit tonë të përgjithshëm dhe qëndrueshmërisë së rritjes tonë ekonomike.
Duket sikur e keni ndryshuar mjaft politikën tuaj. Si e shihni politikën e viteve ’90 edhe ndaj Kosovës. Ka ndodhur mjaft krime, shumë njerëz presin një kërkimfalje për ato që kanë ndodhur. Përmendët Srebrenicën, por nuk e di sa është i ndryshëm ky qëndrim ndaj Kosovës?
Është i ndryshëm, por të mos sqaroj tani. Edhe njëra edhe pala tjetër kanë për të folur për krimet. Kur pyesni serbët ata do tu thonë se askush atyre nuk u ka kërkuar falje apo është përgjigjur për krimet ndaj tyre as gjatë vitëve 90 e as para saj, nga Gjorgje Martinovic e deri tek pas vitit 2000. Ashtu edhe shqiptarët do të thonë se askush nuk u ka thënë se ekzistojnë krime ndaj shqiptarëve. Unë mendoj se të dyja palët duhet të shohim të ardhmen dhe jo të kërkojmë një kërkimfalje, por ata që kanë kryer krime të përgjigjen para drejtësisë. Përgjegjësia për krime është individuale gjithmonë.
Sa i përket politikës sime, shumë thonë gjëra që kam qenë në vitet ’90, në luftën e Kroacisë e Bosnjës, por unë atëherë nuk kam qenë në politikë. Në jetën politike jam futur në gjysmën e vitit 93 dhe jam bërë deputet në janar të vitit 1994. Kam qenë deputeti më i ri, 23 vjec e ca. Përdallim prej politikanëve tjerë që janë të pagabueshëm dhe gjithmonë kanë të drejt, natyrisht se nuk kam gjithmonë të drejt dhe natyrisht që kam bërë një milion gabime. Ky nuk është një sekret dhe për këtë kam folur shumë herë. Natyrisht që tani i shoh gjërat në një mënyrë tjetër në krahasim me kohën e atëhershme dhe sic e shihni nuk e kam të vështirë të flas për këtë, por sic mund ta shohni këtë e kuptojnë edhe njerëzit në Serbi pasi edhe ata i shohin gjërat ndryshe. Nuk është e rastësishme që pesë zgjedhjet e fundit kemi fitore absolute. Lista që unë bartë dhe kur jam vet si kandidat në zgjedhje ka fituar bindshëm në historinë e Serbisë bashkëkohore, me një dallim edhe më të madh se sa Milloshevic dhe kushdo tjetër. Ne nuk përdorim as nacionalizmin e shovinizmin në veprimet tona politike, por do të thoja bëjmë reforma racionale, punojmë me seriozitet dhe kujdes. A kam gabuar unë, po kam gabuar. A do të gaboj dicka edhe sot, sigurisht po, por do të punoj edhe më shumë. Mendoj se njerëzit kërkojnë një punë të fuqishme dhe përgjegjësi dhe se njerëzit, edhe pse ne kemi qejf të këndojmë për të shkuarën, mendoj se ata duan të mendohet për të ardhmen dhe kjo është e vetmja mënyrë për të mbijetuar.
Në Preshevë keni thënë se loznit shah me shqiptarët, kurse në Nish keni thënë se shqiptarët janë njerëz të besës me të cilët duhet bashkëpunuar…
E kam mohuar ndonjëherë këtë?…
Gjithmonë citoni njerëz të ndryshëm. Ekziston ndonjë shqiptarë që vërtetë do të donit ta takoni dhe të bisedoni me të.
Ka shumë shqiptarë që do të doja të takoj dhe ndjehem fajtor që nuk e di asnjë fjalë në gjuhën shqipe sic di pak edhe hungarisht. Do të doja ta di gjuhën tuaj dhe do të doja të jem më i edukuar dhe shpresoj që do të kem ende kohë që ta arrijë një gjë të tillë. Mendoj se kjo është një prej pikave të dobëta të serbëve ndoshta për shkak të hapësirës që kemi jetuar në ish-Jugosllavi dhe kemi konsideruar se të gjithë duhet ta dinë gjuhën tonë, por ne nuk duhet të na interesojnë gjuhet tjera. Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë deri në krizën e shkurtit 1989. Aëtëherë është parë ndasia kur shqiptarët ishin ndarë krejtësisht dhe të tjerët ishin në një anë. Shah kanë lozur më së shumti. Këtu kam takuar njerëz sic ka qenë Gërxhaliu nga dhoma e tregëtisë apo të tjerë që nuk kanë dashur të jenë publik për shkak të punëve të tyre në Serbi. Do të doja ta tregoj një anekdodë kur nga një qytet në Serbinë lindore më marrin kryetari i qytetit dhe ai i partisë dhe më thonë se duhet reaguar urgjent pasi shqiptarët që kanë ardhur aty do të mbyllin të gjitha furrat e bukës dhe unë i kam pyetur përse, janë duke rrahur njeri? Jo më thanë ata, por zgjohen në orën 3 të mëngjesit dhe gjithmonë kanë byrek të ngrohtë dhe bukë dhe i pyetase nëse ju mendoni se ata janë më të mirë në treg. Si e shihni kështu më pyetën dhe thanë që kur mbyllen prapa perdeve flasin shqip dhe unë i pyeta nëse ky është një krim. Gjashtë muaj më vonë kjo familje shqiptare ka arritur sukses të madh dhe të gjithë blinin aty dhe kur kam shkuar në këtë qytet më thanë se kisha të drejt se ata ishin njerëz normal dhe të mirë. Ne të gjithë përballemi me shumë paragjykime të mos flas për paragjykimet e shqiptarëve ndaj serbëve.
Cfarë duhet bërë që marrëdhëniet të avansohen, është folur për autostradën dhe ende nuk ka linjë avioni Beograd-Prishtinë?
Duhet të flasim më shumë. Linja është për shkak të një niveli tjetër ajrorë dhe ka të bëj më cështje statutore. Por, autostrada nuk ka një rrafsh të tillë dhe ne jemi gati të nisim ndërtimin Nish-Plloqnik dhe kemi përgatitur dokumentacionin dhe shpresojmë se edhe Prishtina do të filloj me një gjë të tillë pasi kjo është e një domethënie të madhe. Kur të bëhet kjo dhe kur të lidhni njerëzit ata do të fillojnë të flasin dhe do ta shikoni se gjërat nuk janë vetëm bardh e zi dhe nuk ekzistojnë në një anë vetëm djall, e në anën tjetër engjuj, por njerëz normal të cilët me biseda duhet të zgjidhin problemet e tyre. Kjo është një thirrje e imja për shqiptarët që të punojnë në Serbi, shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre nga Kosova dhe nga të duan që të pranojnë serbët si partnerë të mirë biznesi. Dua të falëndëroj zotin Rama, i cili disa herë ka mikëpritur delegacionet serbe që duan të punojnë dhe ndërtojnë hotele në bregdetin shqiptarë, të cilët duan të zhvillojnë biznesin e tyre dhe kjo është me rëndësi pasi pas njerëzve të biznesit vijnë njerëzit e zakonshëm dhe ka njerëz të shumtë që vizitojnë Shqipërinë, por edhe tek ne në Beograd, e sidomos nga Tirana. Këto janë gjëra që nuk mund të ndalohen përvec me politika të marra në të ardhmen.
Keni thënë një herë se ndoshta se shpejti do të dilni nga politika, e ndoshta edhe jo. Kur të ndodh kjo si i shihni marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve dhe a mund të presim ndonjë vizitë të re në Tirane apo nga Tirana këtu dhe në cfarë rrethanash do të shkonit në Prishtinë ndoshta?
Sa i përket Tiranës dhe Beogradit gjithsesi pres që këtë vit të kemi edhe vizita zyrtare apo në fillim të vitit të ardhshëm më së voni, por do të takohem me Edin në forume të ndryshme. Mendoj se do të marrim pjesë në një forum në Paris në fund të këtij muaji dhe me kënaqësi do të flas me të për tema të ndryshme dhe këtu në Beograd janë gjithmonë dyert e hapura, sic jam shumë i sigurt që i kam dyert e hapura edhe unë në Tiranë. Kurse sa i përket marrëdhënieve serbo shqiptare në tërësi kur të largohem nga politika, pasi këta që kam këtu s’do më mundin, pra do të jetë një dëshirë e imja pasi nuk mund të më mundin me përtaci. Këta nuk kanë më shumë shkollë se unë, por ja të themë që janë më të zgjuar, por nuk kanë qejf të punojnë shumë. Populli nuk dëshiron të votoj për njerëz të tillë që nuk duan të punojnë dhe të marrin rrisqe. Unë pres që marrëdhëniet e serbëve dhe të shqiptarëve edhe për një kohë të jenë të komplikuar, shumë të vështira, por kur të jemë pranë largimit besoj se do të jenë dicka më të lehtësuar. Do të doja të guxoj të themë shumë më të mirë, por nuk guxoj pasi nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë tek zgjidhja për nyjën e Kosovës, por jam i bindur se do të jenë marrëdhënie më të lehtësuara, kurse nëse do të arrijmë tek ajo që ne kemi dëshirë është një gjë paksa tjetër. Ne duhet të provojmë që publikut tonë, edhe njëra dhe pala tjetër shumë qartë dhe pa mëdyshje pozitën që ka pala tjetër dhe të tregojmë pak më shumë respekt. Por, kur vinë të huajt këtu ata gjithmonë flasin për mikëpritjen serbe dhe unë gjithmonë në këtë u them se mikëpritja si veti u takon serbëve dhe është si simbol mbrojtës i yni, por ajo u takon edhe boshnjakëve dhe shqiptarëve që të jem shumë i sinqert. Disa popujve të tjerë pak më pak, por këta popuj që përmenda pavarësisht se a duhemi në apo jo, më urreni ju mua apo jo dhe e kundërta, ky është një fakt. Ne jemi ata që vetën tonë e kufizojmë dhe nëse do të kemi një qasje më racionale dhe mjaft përgjegjësi, jam shumë i bindur që së bashku mund të shkojmë në një të ardhme më të mirë dhe më të qartë sigurisht.
Do të shkonit në Prishtinë, ndoshta është koha të shtrini dorën…?
Kam qenë afër Prishtinës para pak kohësh në Gracanicë e Llapla Sellë, por gjithcka varet nga bisedimet dhe marrëveshjet që do të kemi me shqiptarët e Kosovës, pra gjithcka varet nëse do të arrijmë tek një zgjidhje apo jo.
Zoti president ju faleminderit shumë për këtë intervistë!
Faleminderit juve dhe punë të këndshme.