Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekskluzive/Vuçiç: Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira, merita e Kryeministrit Rama

2018/05/15 at 8:26 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Ekskluzive/Vuçiç: Serbia dhe Shqipëria kanë raporte të mira, merita e Kryeministrit Rama

Beograd, 10. novembra 2014 - Premijeri Srbije i Albanije Aleksandar Vucic i Edi Rama tokom danasnjeg sastanka. Albanski premijer Edi Rama doputovao je u zvanicnu posetu Beogradu, sto je prva poseta albanskog drzavnika nakon 68 godina, kada je u poseti tadasnjoj Jugoslaviji bio Enver Hodza. FOTO TANJUG / SRDJAN ILIC / bb

Serbia, Kosova, marrëdhëniet problematike mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë në këto raporte. Janë disa nga pikëpyetjet, që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka vendosur t’u përgjigjet në një intervistë ekskluzive për “Opinion”, realizuar me gazetarin Idro Seferi.


Intervista e plotë do të transmetohet sot në mbrëmje në emision, ndërkohë që Vuçiç nuk ka ngurruar t’i japë meritë Kryeministrit shqiptar për vendosjen e një raporti të mirë Serbi-Shqipëri.

 

Idro Seferi: Në marrdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe në rajon dhe rrugën drejt BE-së sigurisht shtrohet pyetja e Kosovës. Ju keni thënë se kjo është një prej temave më të dhimbshme për Serbinë, por gjithashtu keni nisur një dialog të brendshëm në kërkim të zgjidhjes më të mirë për Kosovën. E keni gjetur një përgjigje të tillë?
Aleksandër Vuçiç: Për këtë pyetje do të më duheshin ditë dhe jo orë apo disa fjali. Së pari Serbia dhe Shqipëria sot kanë marrëdhënie më të mira se sa i kanë patur më parë dhe për këtë është meritor kryeministri shqiptar Edi Rama. Këtë nuk e kam penguar as unë dhe nëse asgjë tjetër pas shumë dekadash në të cilat nuk kemi patur kurrëfarë marrëdhëniesh mendoj se kemi vendosur marrëdhënie racionale dhe normale edhe pse nuk do ti vlerësoja si të jashtëzakonshme. Këto marrëdhënie janë të respektit dhe marrëdhënie në të cilat ne e kuptojmë se dallimi kryesor në një botë bashkëkohore që na rrethon është në fakt Kosova dhe kur ju më shtroni këtë pyetje unë nuk kam nëvojë ti vardisem askujt. Këtë nuk e bëj as për shkak të publikut tim dhe besoj se kjo është ajo që njerëzit e respektojnë. Ta dinë njerëzit në Shqipëri që këtu mua një stadium i tërë me njerëz brohorasin „Vucic pederast“ apo me emra të ndryshëm dhe të nesërmën mbi 50 për qind të tyre votojnë për mua.

Ajo që është e rëndësishme në fund është që njerëzit të ju respektojnë pasi për të na dashur na duan fëmijët, prindërit dhe se di se kush, por është me rëndësi të kemi respekt.

Sa i përket Kosovës dhe pyetjes tuaj, ne kemi nisur një dialog të brendshëm pasi kam konsideruar se është e rëndësishme që gjërat ti shtrojmë në mënyrë racionale dhe reale edhe pse kur e themi këtë mënjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës. As kjo nuk është tërësisht racionale dhe reale dhe ajo që është thirrja ime është që edhe njëra dhe pala tjetër ta kuptojnë se nuk kemi shumë jetëra që të gjithë kemi humbur shumë njerëz edhe serbët dhe shqiptarët jo vetëm në konfliktet mes vete, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmonë nga këto hapësira.

Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbej ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbej ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo cfarëdo vendi tjetër. Ata do të ndërtojnë vende të tjera dhe të paguajnë tatime në shtete të tjera. Ne nuk kemi më një luks të tillë që këtë t’ia lejojmë vetës. Këtu shtrohet pyetja nëse mundemi ne të dyja palët apo ne dhe Prishtina të gjejmë dicka racionale reale dhe që do të thoshte humbje për të dyja palët dhe kur është humbje për të dyja palët kjo është minimumi i kënaqshëm edhe për njërën edhe palën tjetër. Kjo do të na tërhiqte drejt së ardhmes dhe do të nënkuptonte që mund të flasim për një marrëdhënie tjetër mes serbëve dhe shqiptarëve pasi në njëqind vitet e ardhshme serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt me të mëdhënj në Ballkanin Perëndimor. Cfarëdo të ndodh më pas të mos e analizojmë, por është reale që kjo do të jetë edhe më tutje, por në njëqind vite do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se nga kjo lidhje veri jug e cila do të duhej të jetë bazë e paqes në të ardhmen varet e gjithë ajo që do të kemi edhe për njerën dhe palën tjëtër. Shqiptarët në Kosovë gabimisht konsiderojnë se i kanë mundur serbët, që serbët janë të gjunjëzuar dhe që duhet të fitojnë gjithcka që imaginojnë dhe nuk shohin hapësirë për asnjë lloj kompromisi me Serbinë dhe serbët për këtë cështje. Serbët nga ana tjetër në besim të mirë dhe masë të madhe e shohin se shqiptarët asesi nuk mund të arrijnë legjitimitet ligjor në asnjë mënyrë pa Serbinë, pa Rusinë e Kinën në Kombet e Bashkuara. Gjithashtu në Serbi një pjesë e madhe e publikut konsideron se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë më të cilën, sic e dini, nuk pajtohem në mënyrë absolute dhe këtë e them në cdo vend. Kur shikoni në mes të dëshirës që të jetë absolute një territor serb dhe të jetë një konflikt i ngrirë dhe dëshirave që kjo të jetë e tëra shqiptare, e serbëve të mos u takoj asgjë unë mendoj se këtë ne duhet ta shikojmë dhe ta shtrojmë në një mënyrë tjetër dhe të jemi shumë më real dhe racional edhe njëra edhe pala tjetër.

Edhe shqiptarët duhet të futen në këpucat serbe në një ditë dhe serbët duhet të mbathin këpucët shqiptare dhe kjo është ajo që unë them cdo ditë dhe për asgjë nuk e kam ndryshuar qëndrimin dhe rrëfimin tim për shkak se flas për një media shqipatare apo flas me Ju dhe kjo është ajo që seriozisht mendoj.

Dhe nëse më pyetni nëse të gjithë në Evropë pajtohen me mua unë do tu them që të gjithë pajtohen dhe askush nuk dëshiron të më mbështesë pasi të gjithë kanë interesat e shteteve të tyre që nuk do të thotë se nuk kam të drejt kur flas kështu. Të gjithë mendojnë se gjithcka që flas është e vërtetë. Kjo është sikurse kur flisni për marrëveshjen e Brukselit dhe të gjithë e dinë që ne kemi përmbushur gjithçka, e që shqiptarët e Prishtinës nuk kanë plotësuar asnjë obligim të vetëm që kanë patur./OPINION.AL



Ju sugjerojmë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
Aktualitet

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

13 Shtator, 2025 1:45 pm
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë pronarët

13 Shtator, 2025 11:33 am
Zjarr në garazhdin e një pallati te “Komuna e Parisit”, nis evakuimi i banorëve
Kronikë

Merr flakë gjatë natës një banesë në Shkodër, shkak është bërë…

13 Shtator, 2025 10:43 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura
Aktualitet

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

12 Shtator, 2025 5:08 pm
Para
Ekskluzive/ Vuçiç: Ndjehem fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe

Ekskluzive/ Vuçiç: Ndjehem fajtor që nuk di asnjë fjalë në gjuhën shqipe

Gjendet një trup i pajetë, dyshimet e para të policisë

Gjendet një trup i pajetë, dyshimet e para të policisë

Ju kujtohen këto sandale? GUCCI i rikthen në modë me çmim super të shtrenjtë

Ju kujtohen këto sandale? GUCCI i rikthen në modë me çmim super të shtrenjtë
















TE FUNDIT

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Vlorë
13 Shtator, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon dy shkolla që strehonin civilë në Gaza

Izraeli bombardon një vendstrehim në Gaza, konfirmohen 28 viktima, mes tyre 5 fëmijë
13 Shtator, 2025

Dy shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), të cilat shërbenin si strehë për civilët, janë...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…
13 Shtator, 2025

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës...

Lexo më shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
13 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com