Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Fushë-Krujë, ku një person, që dyshohet se është një shtetas kosovar, u dogj në mjetin e tij.
Përmes një reagimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha pohon se, forca e krimit goditi me egërsi.
Mes ironisë Berisha thekson se autorët po ndjekin takimet ‘gju me gju’ të ministrit Fatmir Xhafajt me qytetaret.
REAGIMI I BERISHËS:
“Forca e krimit godet me egersi!
Digjet per se gjalli nje qytetar bashke me automjetin e tij ne Fushe Kruje!
Autoret po ndjekin takimet gju me gju te Xhafes me qytetaret! sb”