Sipas listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës, me largimin e Saimir Tahirit, radha për të hyrë në kuvend i takon Spartak Brahos.
Sipas burimeve të News 24, Braho ka patur sot një takim me kreun e kuvendit Ruçi dhe besohet se argumenti i diskutimit të këtij takimi ka qenë pikërisht vendi i lënë bosh nga Tahiri.
Nuk dihet nëse Braho do të pranojë të jetë pjesë e parlamentit, nisur nga fakti që gjatë ditës së djeshme u shpreh se ende nuk e kishte marrë një vendim.
“Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Nuk kam vendosur nëse do të pranoj”, është shprehur ai.
Nëse Spartak Braho nuk e pranon mandatin, në listë pas tij qëndron kryetari i FRESSH, Eljo Hysko.
Lista e PS-së në zgjedhjet e 2017-ës
- Elona Gjebreja
- Besnik Bare
- Olta Xhaçka
- Blerina Gjylameti
- Pandeli Majko
- Saimir Tahiri
- Vasilika Hysi
- Ervin Bushati
- Ogerta Manasterliu
- Fatmir Xhafaj
- Rakip Suli
- Arben Ahmetaj
- Xhemal Qefalia
- Sadri Abazi
- Ulsi Manja
- Klotilda Ferati
- Sadi Vorpsi
- Arben Pëllumbi
- Spartak Braho
- Elio Hysko
- Milena Harito
- Silva Çepe
- Danja Obdari
- Juliana Hoxha
- Arben Seferi
- Blerina Doracaj
- Irma Shtini
- Besa Spaho
- Granit Gërxhalliu
- Shpëtim Leskaj
- Hazbi Arapi
- Dritan Meta
- Klevis Jahja
- Gerta Lubonja
- Ruilda Lita
- Shpati Kolgega
- Arben Meçaj