Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komandanti i kampit të Tepelenës

2018/05/02 at 8:11 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Komandanti i kampit të Tepelenës

Nga Kastriot Dervishi


Sikur kam shkruar edhe më parë, pikësëpari komunizmi i Shqipërisë ishte instalim i një shumice të paditurish të cilët me mjete kryesisht kriminale morën pushtetin për të shkatërruar çdo gjë të mirë që ekzistonte në atë kohë në vend. Këta shihnin me zili, smirë, çdo gjë që u kapte syri.

Me pak fjalë le të shohim biografinë e komandantit të kampit të Tepelenës, Xhafer Pogaçe, në kuadër të debatit të fundit për këtë kamp.

Lindur në vitin 1922 në fshatin Plasat të Kardhiqit Gjirokastër, me profesion bujk. Deri pas lufte analfabet, por në moshën 22 vjeçare, në shkurt-shtator 1947, kur ishte me punë në Skrapar, mbaroi (të gjithë) arsimin fillor. Koha kur e ka mbaruar këtë arsim, ka pak gjasa të vërtetojë plotësimin e këtij detyrimi “madhor” për kuadrot komunistë të kohës.

Doli partizan siç doli shumica, në vitin e fundit të luftës, më 15.2.1944 në batalionin e Kurveleshit. U vendos më pas në brigadën e 16-të ku shkoi deri komisar kompanie. Këtë “karrierë” e mbylli më 9.5.1945. Në organet e punëve të brendshme shërbeu në vitet 1945-1955.Në vitet 1945-1947 ishte oficer në batalionin e 1-rë të brigadës së 1-rë të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, në Peshkopi dhe në Shkodër.

Në vitin 1947 ishte shef i policisë së Skraparit. Prej këtu, më 25.9.1947 emërohet përgjegjës i kampit të internimit të Beratit. Më 9.5.1949 zhvendoset me të njëjtën detyrë në kampin e Tepelenës duke qëndruar deri më 15.2.1952. Në karakteristikën e 2.12.1951 të shefit të seksionit të punëve të brendshme të Tepelenës, Gani Aloçi, thuhej se Xhaferi ishte “besnik, e urren armikun”.

Pogaçe e përfundoi karrierën në MPB si zëvendëskomandant i shkollës së qenve në nëntor 1955. Në maj të këtij viti, në Tiranë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, erdhi raporti i qeverisë amerikane për kampet e burgjet e Shqipërisë, i cili u paraqit në OKB më 29.3.1955.

Nuk dihet në kishte apo jo lidhje nxjerrja në lirim e komandantit të kampit të Tepelenës nga përmendja e emrit të tij në këtë raport. Në raportin e qeverisë amerikane përmendej aktiviteti negativ dhe imoral i komandantit të kampit të Tepelenës.

 

Etiketa: dervishikomandanti i kampit te tepelenesxhafer pogace


Ju sugjerojmë

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025 9:02 am
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Refuzimi i dy komisioneve hetimore, PD dorëzon ankimim në “Kushtetuese”

13 Nëntor, 2025 4:41 pm
Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë
Aktualitet

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

13 Nëntor, 2025 3:46 pm
Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes
Aktualitet

Shqipëria dhe Italia firmosin 16 marrëveshje, 8 prej tyre në fushën e mbrojtjes

13 Nëntor, 2025 3:43 pm
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 2:25 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë
Aktualitet

Tabela që po shkakton përplasje, Myftiu i Shkodrës sulmon drejtorin e Policisë

12 Nëntor, 2025 9:43 am
Para
Lori Hoxha “çmend” Instagramin, nxjerr format bombastike në Maldives

Lori Hoxha “çmend” Instagramin, nxjerr format bombastike në Maldives

Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë

Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë
















TE FUNDIT

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar
14 Nëntor, 2025

Eksplorimi i botës shpesh na çon në destinacione të njohura, por ekziston një univers i tërë vendesh sekrete që presin...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 14 nëntor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
14 Nëntor, 2025

Dashi Çështjet e vështira do t’ju godasin rëndë në një nivel personal. Mund të përpiqeni ta bindni veten të mos...

Lexo më shumë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë

Armand Duka: Të fitojmë ndaj Anglisë për të kapur vazon e dytë
13 Nëntor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka pas ndeshjes deklaroi se Kombëtarja do të përpiqet të kapë vazon e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com