Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga në Spanjë/ Trafikanti Dritan Gradica djali i ish-gjyqtarit?”Babai” mohon lidhjen: I kanë vjedhur identitetin

2018/05/02 at 5:12 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga në Spanjë/ Trafikanti Dritan Gradica djali i ish-gjyqtarit?”Babai” mohon lidhjen: I kanë vjedhur identitetin

Dritan Gradica është identiteti i një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë si pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.


Sipas mediave spanjolle, trafikanti shqiptar, është një person me përgatitje ushtarake.

News24 bëri kërkime pranë institucioneve shqiptare për të mësuar më tepër rreth personit të quajtur Dritan Gradica.

Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar.

Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë. Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.

Herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri, me 18 janar 2018, ora 16:06 minuta nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Gradica ka zgjedhur të dalë nga territori i vendit po nga Kakavija, më 26 janar 2018, por çuditërisht, pa mjet transporti. Ai e ka kaluar kufirin më këmbë.

Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension.

I kontaktuar në linjë telefonike nga News24 e e “BalkanWeb” babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.

Ai shpjegon se rreth viteve 2000 të birit i ka humbur pasaporta dhe me gjasë, mund t’i jetë vjedhur identiteti.

Nëse është i njëjti person, apo vërtetë Dritan Gradicës i është vjedhur identiteti, kjo çështje mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet, të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë çështje, pavarësisht se News 24 e “BalkanWeb” kontaktoi disa drejtues kryesorë të policisë në vend.

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro.

Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo.

Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol./Klodiana Lala, BW

Etiketa: gradicaish-gjyqtarlidhjetrafikant


Ju sugjerojmë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Nisma ‘Male të pastra’, Rama thirrje qytetarëve: Një mesazh për natyrën e përbashkët

23 Gusht, 2025 9:37 am
Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar
Aktualitet

Tiranë/Qëlloi me armë ndaj makinës, policia zbardh ngjarjen: 2 të arrestuar

23 Gusht, 2025 9:02 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:28 am
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025 8:16 am
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK:Nën hetim 14 zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë, mes tyre tre deputetë dhe një …

22 Gusht, 2025 5:40 pm
Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra në orët e fundit

22 Gusht, 2025 5:07 pm
“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve
Kronikë

“Pashë babin të godiste mamin me thikë”, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve

22 Gusht, 2025 4:06 pm
Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin
Kronikë

Vrasja me thikë e 32-vjeçarit në Divjakë/ Gjykata merr vendimin, burg për autorin

22 Gusht, 2025 3:39 pm
Para
Meshkuj vëmendje, ja si të bëni për vete vajzat e bukura

Meshkuj vëmendje, ja si të bëni për vete vajzat e bukura

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Procesi i Vetingut është i ngadaltë dhe jotransparent

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Procesi i Vetingut është i ngadaltë dhe jotransparent

Tahiri nuk ka për t’u arrestuar (edhe sikur të jetë fajtor)

Pse dua një shqiptar në krye të Kishës Ortodokse
















TE FUNDIT

Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën

Kredi të garantuara, por grante të pezulluara për diasporën
23 Gusht, 2025

Diaspora e Kosovës shihet si një burim i madh kapitali për zhvillimin ekonomik të vendit. Megjithatë, Dritarja e Investimeve, e...

Lexo më shumë

Elbasan/ Akuzohet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij, procedohet 51-vjeçari

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
23 Gusht, 2025

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht në Elbasan, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij, se e ka përdhunuar. Sipas policisë,...

Lexo më shumë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë

Mbahet Panairi i Librit në Shëngjin, Ndreu: Kërkojmë ta kthejmë në një traditë
23 Gusht, 2025

Mes zhurmës së detit dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë...

Lexo më shumë

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck

Rusia pretendon se ka bërë përparime në Donjeck
23 Gusht, 2025

Rusia tha më 23 gusht se forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com