Shkendia e Tetovës ka arritur të shpallet kampione në kampionatin maqedonas.
Tetovarët ishin të shkëputur dhe po prisnin vetëm sigurinë matematikore që të festonin. Sot në fitoren 2-0 që ata kanë arritur përballë Shkupit ka pasur edhe vend për festë.
Radeski dhe Ibrahimi kanë siguruar fitoren dhe titullin kampion për tetovarët.