Zyrtarja e lartë e diplomacisë europiane Federica Mogherini ndodhet aktualisht në një takim me Kryeministrin Edi Rama, ku për pak pritet të nisë konferenca për shtyp. Më herët ajo ishte tek Presidenti Meta dhe bëri rrugën në këmbë drejt selisë së qeverisë. Në bulevard disa protestues të Nismës Thurje e kanë pritur Mogherinin me parulla ku shkruhet: S’ka Shqipëri në BE me kukësianët e arrestuar për Rrugën e Kombit. Znj. Mogherini vjen ne vendin tonë menjehere pasi Komisioni Europian vendosi te rekomandoje celjen e negociatave. Ajo me pas do te udhetoje drejt shteteve te tjera te rajonit, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi.
Më poshtë fotot e protestes në bulevard për kukesianët dhe Mogherini që i drejtohet në këmbë Kryeministrisë