Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Brendshme flet për arrestimet e kuksianëve

2018/04/16 at 8:57 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Nisin ndryshimet në Qeveri, Rama shkarkon zv.ministrin e Brendshëm Ilir Marko

Pas reagimit të Edi Palokës lidhur me deklaratën që dha ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ku i kërkoi atij që të “skedonte” 6 emra, për të cilët sipas tij Xhafaj duhej të jepte përgjigje.


Në vijimësi të këtyre replikave, ka reaguar Ministria e Brendshme, ku deklaron se “Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”.

“Në respekt të ligjit, Ministria e Brendshme nëpërmjet SHÇBA-së bëri një verifikim të sjelljes së punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar me mbarëvajtjen e protestës së Kalimashit dhe rezulton qartësisht se është respektuar i gjithë protokolli për këtë rast, si dhe janë respektuar në mënyrë shumë korrekte kërkesat e dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i plote:

Në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve të PD, bërë pas takimit të Ministrit të Brendshëm me qytetarë të Elbasanit, e vlerësojmë të arsyeshme të reagojmë si vijon:

Lidhur me ndalimin e disa shtetasve, të cilët ishin pjesëmarrës në djegiet dhe shkatërrimet e pasurisë publike dhe asaj private në protestën e zhvilluar pranë tunelit të Kalimashit, Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata dhe është ky autoriteti, i cili vendos për lirimin ose jo të shtetasve të arrestuar.

Në kushtet kur politikanët opozitarë deklarues të sotëm e kuptojnë shumë mirë këtë çështje nga pikëpamja ligjore, qëndrimi i tyre kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik.

As policia dhe askush tjetër nuk mundet të imponojë gjykatën në vendimet e saj.

Ajo çfarë Policia e Shtetit mundet të sjellë në vëmendje në lidhje me këtë rast është fakti se disa prej të ndaluarve për këtë ngjarje janë persona përsëritës të veprave penale të ndryshme dhe disa edhe me precedent penalë.

Jemi të bindur se qytetarët e ndershëm të Kukësit, por jo vetëm ata, janë të distancuar nga elementë të cilët të drejtën e kundërshtimit edhe nëpërmjet protestës ndaj politikave të caktuara ekonomike të qeverisë e shfrytëzojnë për dhunë dhe qëllime të tjera politike.

Në respekt të ligjit, Ministria e Brendshme nëpërmjet SHÇBA-së bëri një verifikim të sjelljes së punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar me mbarëvajtjen e protestës së Kalimashit dhe rezulton qartësisht se është respektuar i gjithë protokolli për këtë rast, si dhe janë respektuar në mënyrë shumë korrekte kërkesat e dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithkush nga politikanët opozitarë ka mundësinë të bëjë verifikimet përkatëse për sa më sipër dhe t’i rezervojë vetes të drejtën për të mos spekuluar politikisht.

Politikanë të caktuar të opozitës, të cilët e kanë bërë modë tashmë sulmin kundër Policisë së Shtetit, duhet të kuptojnë se sulmet absurde kundër këtij institucioni janë tërësisht në kundërshtim me interesin publik për rend dhe siguri dhe kanë vetëm një synim, të dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për sa u përket sulmeve personale në adresë të
Ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur.

Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend.

Nga ana tjetër ndihemi të keqardhur që, në kohën kur policia po realizon aksione tepër të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit e trafikut të drogës dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, në vend që të bëhen vlerësime, vijojnë sulmet mediatike, të cilat tentojnë të relativizojnë rëndësinë e këtyre aksioneve.

Njëherësh, është gati si fatkeqësi që njerëz, të cilët kanë pasur gjithë pushtetin e mundshëm për të bërë diçka kundër krimit e drogës, dhe nuk kanë bërë asgjë, të dalin sot e të kërkojnë llogari, sikur të kishin zbritur nga një planet tjetër.

Lufta kundër krimit ka një kriter të pazëvendësueshëm matës – atë të rezultateve.

Gjithçka tjetër është retorikë e kotë.

 

Etiketa: arrestimet e kuksianevepolicetxhafaj


Ju sugjerojmë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali
Kronikë

“Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

20 Tetor, 2025 6:34 pm
Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar
Aktualitet

Fatos Nano në gjendje shumë të rëndë, spitali del me njoftim zyrtar

20 Tetor, 2025 2:52 pm
Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Para
Merret peng dhe dhunohet një biznesmen në Durrës

Merret peng dhe dhunohet një biznesmen në Durrës

Ka qenë banori më i diskutuar në ‘Big Brother’, ku është tani Klodian Cela?

Ka qenë banori më i diskutuar në ‘Big Brother’, ku është tani Klodian Cela?

Shtëpia e Bardhë: Priten sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë: Priten sanksione të reja ndaj Rusisë
















TE FUNDIT

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
20 Tetor, 2025

Më 6 qershor të vitit 2021 qeveria shqiptare miratoi koncesionin për Aeroportin e Vlorës, një vepër e shumëpitur, si porta e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com