Roma dhe Barcelona po luajnë mes tyre takimin e kthimit në Champions League, për fazën çerekfinale.
Italianët kanë humbur ndeshjen e parë 4-1, por janë drejt arritjes së mrekullisë.
Dzeko pasi shënoi në pjesën e parë, sërish në të dytë realizoi për 2-0, duke bërë emocionuese takimin që po zhvillohet në “Olimpico”.
Por minuta e 83-të është fatale për Barcelonën. Manolas shënon golin e tretë dhe me këtë rezultat kualifikohet Roma.