Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka dalë personalisht përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas KPK, Vitore Tusha rezulton një figurë moralisht e pastër si dha ka pasuri të justifikuara.
Pyetjet e anëtarëve të trupës së këtij komisioni por dhe një përfaqësues i ONM i pranishëm në seancë, u fokusuan tek njohuritë e saj në fushën e të drejtës ndërkombetare.
Pasuritë e deklaruara të gjyqtares Tusha janë 2 apartamente një në Tiranë dhe një tjetër në Gjirin e Lalëzit si dhe një sipërfaqe toke prej 500 metra në Farkë.
Vendimi i Komisionit të Pavarur për Kualifikimin do të jepet gjatë paradites së nesërme.
Tv Klan