Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TVSH shënon ‘viktimat’ e para; fillon mbyllja e bizneseve

2018/04/04 at 10:57 AM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
TVSH shënon ‘viktimat’ e para; fillon mbyllja e bizneseve

Prej më shumë se tre vitesh, Shpresa ushtron aktivitetin e shitjeve me pakicë në rrugën ‘Medar Shtylla’. Në vitrinën e dyqanit, ndryshe nga vitet e tjera, ku njoftonte për mbërritjen e furnizimit për sezonin e ri, ajo lajmëron se po likuidon të gjithë mallin deri në datë 30 prill.
Shpresa (dyqani i së cilës është në foto) tha për ‘Monitor’ se ka vendosur të mbyllë aktivitetin dhe se pas 30 prillit do të jetë pa punë. Si arsye për mbylljen e biznesit dha rënien e fuqisë blerëse, ndërsa vendimin final e kishte marrë pasi ishte futur në skemën e TVSH-së. Sipas saj, me qarkullimin mujor që realizon dhe fitimet që ka nuk ia vlen më që ta mbajë dyqanin hapur, pasi do t’i shtoheshin kostot e mbajtjes së llogarive dhe pagesës së TVSH-së, që sipas llogarive të saj ishin sa një e treta e fitimeve mujore.
Nga 1 prilli, ka hyrë në zbatim, vendimi për uljen e pragut të qarkullimit vjetor mbi të cilin llogaritet TVSH-ja nga 5 në 2 milionë lekë.
Monitor kreu një vëzhgim në kryeqytet në datën 3 prill. Disa biznese të rrugës Medar Shtylla janë përfshirë në skemën e TVSH-së. Saimiri, bashkë me të vëllain, janë vetëpunësuar duke hapur një dyqan të fruta-perimeve me pakicë. Prej 31 marsit, ata kanë filluar që të presin kuponat me 20% TVSH. Edhe pse të paqartë me situatën, ata presin të afrojë data e deklarimit të TVSH-së për të parë se sa do të rëndojë në xhepat e tyre. Me çmimet nuk mund të luajnë dot, duke qenë se në këtë rrugë konkurrenca është e fortë.
Deri para pak ditësh, shumë pranë dyqanit të Saimirit, kishte edhe dy të tjerë që tregtonin fruta-perime. Njëri prej tyre sot e kishte ulur qepenin e dyqanit.
Një tjetër dyqan veshjesh afër Sheshit Willson tha për Monitor se në një muaj, 17 ditë kishte deklaruar zero qarkullim, pasi askush nuk kishte hyrë për të blerë diçka në dyqan. Edhe pse akoma nuk është përfshirë në skemën e TVSH-së, Eva, pronare e dyqanit, tha se ka dëgjuar se shumë shpejt do të përfshihen të gjithë bizneset e asaj zone.
Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve nga 1 prilli kanë hyrë automatikisht në skemën e TVSH-së 11,500 subjekte, të cilët janë identifikuar nga transmetimet ditore të qarkullimit të realizuar me pajisje fiskale gjatë vitit të kaluar; si dhe nga të dhënat e vetëdeklaruara në deklaratën e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të vitit 2017. Ndërsa rreth 60 mijë të tjera janë jashtë skemës së TVSH-së. Sipas burimeve zyrtare të tatimeve, strukturat në terren do të kryejnë vazhdimisht verifikime me qëllim monitorimin e xhiros së tatimpaguesve. Do të përdoren të gjitha mundësitë për shfrytëzimin e informacionit nga palët e treta, si të dhëna nga Qendra Kombëtare e Biznesit, Dogana etj. Gjithashtu do të përpunohen të gjitha të dhënat që lidhen me kryqëzimin e librave të Shitjes dhe të Blerjes. Kjo do të thotë që nëse evidentohen tatimpagues, të cilët nga ky kryqëzim kanë blerje mbi 5 milionë lekë, atëherë do të vlerësohen si potencial për t’u futur në skemën e TVSH.http://www.monitor.al/rrezikojne-te-futen-edhe-60-mije-biznese-ne-tvsh/
Shumë biznese të kontaktuara gjatë vëzhgimit pohuan se ata ende nuk kishin njoftim nëse kishin hyrë në skemë, të tjerë thanë nën zë, se nuk e kalonin xhiron prej 2 milionë lekë në vit, ndërsa pjesa më e madhe ankohen për rënie të shitjeve.
Bizneset e vogla po përjetojnë mbase periudhën më të vështirë me rënien e fuqisë blerëse, por edhe formatimin e ekonomisë drejt zinxhirëve të mëdhenj tregtar.
Vetëm në tre muajt e parë të vitit (nga 3 janari deri në 30 mars) kanë kaluar në status pasiv 3652 biznese, sipas listës së përditësuar nga tatimet të subjekteve me status pasiv në vend. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka një rritje të ndjeshme me 45% të subjekteve të mbyllura. http://www.monitor.al/ne-prag-te-hyrjes-se-tvsh-se-rritet-45-numri-bizneseve-te-mbyllura-ne-tre-muajt-e-pare-te-vitit/
Ndërkohë që pritet që numri i tyre të jetë akoma më i madh pas përfshirjes në skemën e TVSH-së, e cila duket se ka filluar të shënojë “viktimat” e para të biznesit të vogël.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasta, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së shënon fundin e tyre. Ai tha për “Monitor” se Shoqata, bazuar në sondazhet dhe analizat e saj, parashikon se numri i bizneseve të mbyllura në gjashtëmujorin e parë do të shkojë deri në 50 mijë.
Nasta shton për “Monitor” se vendosja e pragut të TVSH-së do të shtojë korrupsionin dhe evazionin, si dhe do të rrisë përzgjedhjen. Vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, sipas tij, rrit shpenzimet e njësive ekonomike, por edhe çmimet e produkteve dhe shërbimeve./Marre nga Monitor


Etiketa: falimentimi i bizneseveTVSh


Ju sugjerojmë

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Policia  sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat
Aktualitet

Policia sekuestron 500 mijë euro, pronarja e exchange-t nuk deklaronte të ardhurat

21 Qershor, 2025 10:23 am
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 qershor 2025

21 Qershor, 2025 8:15 am
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës
Kronikë

Hakerat godasin sistemet e Bashkisë së Tiranës

20 Qershor, 2025 7:17 pm
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PS-së për leximin e votave të rinumëruara

20 Qershor, 2025 3:46 pm
Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor
Aktualitet

Nis rikonstruksioni i Spitalit të Traumës/Koçiu-Vengu: Investim madhor

20 Qershor, 2025 3:02 pm
Para
Basha: Taksa e Rrugës së Kombit, do ta shfuqizojmë sapo të vijmë në pushtet

Lulzim Basha: U bëj thirrje shqiptarëve të marrin situatën në dorë. Edi Rama ka privatizuar prokurorinë e policinë

Pamje/Ja çfarë po ndodh tani para Gjykatës së Tiranës

Pamje/Ja çfarë po ndodh tani para Gjykatës së Tiranës

Zbulohen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, prokuroria kërkon burg për 11 protestues, avokati: U morën zvarrë nga krevati në mesnatë

Zbulohen detaje nga seanca me dyer të mbyllura, prokuroria kërkon burg për 11 protestues, avokati: U morën zvarrë nga krevati në mesnatë
















TE FUNDIT

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
21 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado...

Lexo më shumë

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit
21 Qershor, 2025

Për të 35-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë...

Lexo më shumë

Trump parashikon të shkurtojë ditët e pushimeve: Po na kushtojnë shumë dollarë!

Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
21 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se festat zyrtare në SHBA po kushtojnë miliarda dollarë humbje në ekonomi. Përmes një...

Lexo më shumë

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit

Shkodër/ Kultivuan 400 bimë narkotike, policia arreston dy vëllezërit
21 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, Emilian dhe Mikelian Filipi, pasi akuzohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com