Deputetët e PD dhe LSI janë penguar të futen në sallën e gjyqit për të ndjekur seancën për masën e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit. Policia është konfrontuar me deputetët, ku kreu i grupit të PD ka dalë i lënduar nga dyert e gjykatës.
“Forcat e policise ushtruan dhunë. Të gjithë koleget janë aty. Shihni dhe kuptoni shtetin diktatorial të Edi Ramës. Sdo ta ketë kollaj. Nuk ia del dot me dhunë”, deklaroi Edomond Spaho.
Opinion.al sjell pamjet nga përplasja e policisë me deputetët e opozitës.