Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli Bashkiak i Kukësit padit prokurorët e policët: Qytetarët u arrestuan me dhunë në mesnatë si në komunizëm

2018/04/02 at 10:18 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/ Arrestimet në Kukës, Avokatja e Popullit: Të ndaluarit pa ushqim, nuk e dinë pse janë shoqëruar

Këshilltarët Bashkiakë të Kukësit padisin prokurorët dhe policët që kanë lëshuar dhe ekzekutuar urdhër-arrestet për protestuesit kuksianë.


Në padinë e këshilltarë thuhet se ndalimet janë kryer sipas metodave që ndjekin regjimet totalitare, duke shkelur të gjitha standardet dhe parimet që sanksionohen në Kushtetutë. “Urdhrat e ndalimit janë ekzekutuar duke hyrë dhunshëm dhe duke ndaluar qytetarët në harkun kohor 02.00 – 3.30 të mëngjesit.”- thuhet në padi.

Këshiltarët e Bashkisë së Kukësit besojnë se urdhër-arrestet janë lëshuar me një akt të motivuar politikisht nga organi i prokurorisë në Kukës, që nuk ka kryer procedurë të hetimit të pavarur dhe te paanshëm.

“Nxjerrja pa kryer asnjë verifikim apo hetim e urdhrave të ndalimit, është bërë me qëllimin kriminal të frikësimit të banorëve dhe intimidimit të tyre për të mos ushtruar të drejtën kushtetuese të tubimit dhe lirisë së shprehjes”.

Në padi theksohet se, duke mos patur nevojë urgjente, ekzekutimi i urdhrave të ndalimit, duhet të ekzekutoheshin në harkun kohor 07.00 deri në 20.00. “Hyrja në banesë në mes të natës, në një kohë ku të gjtihë familjarët e personave të ndaluar dhe veta ata, janë në gjumë, si dhe në kushtet kur këta persona nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri shoqërore, si dhe pranimi i kësaj forme të kundërligjshme nga ana e prokurorëve, përbën shpërdorim detyre për prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit.”-thuhet në padinë e këshilltarëve bashkiakë të Kukësit.

Edhe Avokati i Popullit pohoi të dielen së për disa nga protestuesit nuk kishte urdhër arresti, në kohën kur është kryer inspektimi, rreth orës 13.00. Avokati i Popullit bëri publik faktin se të ndaluarit janë keqtrajtuar, duke mos u dhënë ushqim deri pas drekës.

Këshilltarët e Bashkisë së Kukësit theksojnë se “nënshtrimi i organit të prokurorisë ndaj urdhrave politikë e qeveritarë është fund i demokracisë në vend dhe nevojiten masa urgjente të frenimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm.”

Këshilltarët i qëndrojnë bindjes se qytetarët protestuan në mënyrë të ligjshme kundër padrejtësisë së qeverisë që i grabit ata nëpërmjet taksës 10 euro vajtjeardhje për autoveturat dhe 45 euro për kamionët, prandaj kanë hequr pikat e ndalesës dhe pagesës të vendosura në pronën publike.

Në deklaratë thuhet se mbi prokurorët e policët rëndojnë 4 vepra penale, të kryera në bashkëpunim:
“Heqja e paligjshme e lirisë” (neni 110);
“Shpërdorimi idetyrës” (neni 248);
“Kryerja e veprimeve arbitrare” (neni 250): “
“Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” (neni 251)

 

Etiketa: arrestimekeshilli bashkiakpadiPROKUROREprotestarruga e kombit


Ju sugjerojmë

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba
Kronikë

Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba

7 Tetor, 2025 12:05 pm
Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki
Kryesore

Emrat e kandidatëve socialistë për 3 bashki

7 Tetor, 2025 11:37 am
PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet
Kryesore

PS thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet

7 Tetor, 2025 10:21 am
Vritet në sallën e gjyqit gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, policia zbardh ngjarjen: Detektorët pikasën armën, roja…

7 Tetor, 2025 9:23 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Kronikë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë

7 Tetor, 2025 8:56 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Diell, vranësira dhe reshje në veri, parashikimi motit për sot

7 Tetor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 7 tetor 2025

7 Tetor, 2025 7:53 am
Para
FOTO/ Policia largon protestuesit, bllokohet rruga para Drejtorisë së Policisë

FOTO/ Policia largon protestuesit, bllokohet rruga para Drejtorisë së Policisë

Uroi Pashkët vetëm me të brendshme, fansat kritika të ashpra këngëtares shqiptare

Uroi Pashkët vetëm me të brendshme, fansat kritika të ashpra këngëtares shqiptare

VIDEO/Spaho: Qeveria preu në besë kuksianët, u tha s’do ketë arrestime. Janë protestues jo kriminelë

VIDEO/Spaho: Qeveria preu në besë kuksianët, u tha s'do ketë arrestime. Janë protestues jo kriminelë
















TE FUNDIT

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike
7 Tetor, 2025

Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit...

Lexo më shumë

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës

Gjermani/ Kryetarja e bashkisë së Herdecke qëllohet 13 herë me thikë para banesës
7 Tetor, 2025

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në Herdecke, në rajonin e Westfali. Kryebashkiakja e Herdecke Iris Stalzer, e cila sapo ishte...

Lexo më shumë

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
7 Tetor, 2025

Edicioni i 41-të i Festivalit të Filmit të Aleksandrisë i jep Robert Budinës dy çmime, skenari më të mirë dhe...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili

I dënuar për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari nga Brazili
7 Tetor, 2025

Policia Kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” ka ndaluar një 51-vjeçar brazilian gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri, pasi rezulton...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com