Ditën e djeshme çifti Xhensila-Besi konfirmuan për herë të parë pritjen e fëmijës së tyre me anë të postimeve në Instagram. Por kaq ka mjaftuar dhe Besi ka filluar të shprehë emocionet për këtë periudhë të mrekullueshme të jetës së tyre. Si gjithmonë është nëna ajo e cila mbahet me të mira, dhe kështu Besi i ka bërë një dedikim nënës së ardhshme të fëmijës së tij.
Besi ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet mëse i lumtur krah Xhensilës duke e mbajtur dorën tek barku i bashkëshortes.
“Jetë që sjell jetë”, shkruan aktori në postimin e tij në Instagram.