Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Nepal, ku një avion me 75 pasagjerë. është rrëzuar
Sipas mediave, deri tani janë konfirmuar 36 të vdekur. Ndërsa mësohet se 23 të tjerë janë të plagosur dhe 10 të tjerë janë shpallur të zhdukur.
Deri tani, shtatëmbëdhjetë vetë në bord janë shpëtuar, thonë autoritetet por ende asgjë nuk është konfirmuar.
Fotot dhe videot e vendosura në mediat sociale treguan se tymi ngrihej nga një pistë aeroporti.
Aeroplani u identifikua në mediat lokale si S2-AGU, një Bombardier Dash 8 Q400, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.