Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama sulmon opozitën: As shqipshqiptim e shqipshkrim normal… Vajmedet kush u beson akoma

2018/03/11 at 6:52 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama, Taçi, Beso, populli dhe flluska e sapunit ku kemi pranuar të jetojmë

Kryeministri Rama ka sulmuar sot opozitën, duke përdorur rrjetin social FB. Përmes një postimi, Rama u është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës, që po e lidhin emrin e tij dhe të qeverisë me 613 kg kokainë e kapur në Maminas.


“Sulmet e dy partive për superoperacionin policor antidrogë pasqyrë e degradimit të pandalshëm të opozitës – As lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #Vajmedet kush u beson akoma”, shkruan Rama, duke i shtuar postimt një reagim të Ministrisë së Brendshme, si më poshtë:

Reagim i Ministrisë së Brendshme:

Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëve dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratave denigruese të partive opozitare për superoperacionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë.

Ky superoperacion, i përshëndetur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol-i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatuese, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipit të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithëfarë absurditetesh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipin e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeministrin e Shqipërisë.

Hetimi për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Portin e Durrësit është duke u kryer intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Agjensive partnere ndërkombëtare.

Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit.

Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin.

Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t’i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.

Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajuese. E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”. Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetjen aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjensive ligjzbatuese me autoritet të njohur ndërkombëtar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL tj.

Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë papushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Duke e konsideruar publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegjshmërie të skajshme institucionale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmërinë më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superoperacionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me Forcën e Ligjit.

Etiketa: Drogaopozitarama


Ju sugjerojmë

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kryesore

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

23 Shtator, 2025 9:41 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Në burg prej 5 vjetësh, ndërron jetë në QSUT 33-vjeçarja

23 Shtator, 2025 9:39 am
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Përplasen dy makina, humb jetën një person në Shijak

23 Shtator, 2025 8:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 23 shtator 2025

23 Shtator, 2025 8:10 am
Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua
-U tha në Opinion

Pano-Karajit: Doje të putheshe në kishë me një grua

22 Shtator, 2025 11:55 pm
Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda
-U tha në Opinion

Faber: Meshkujt transgjinorë janë kthyer femra nga jashtë, jo nga brenda

22 Shtator, 2025 10:59 pm
Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri
-U tha në Opinion

Xheni Karaj: Transgjinorët, realitet në Shqipëri

22 Shtator, 2025 10:42 pm
Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer
-U tha në Opinion

Debati për gjinitë, Akil Pano: Projekt-ligji është një kancer

22 Shtator, 2025 10:36 pm
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare
Politikë

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

22 Shtator, 2025 10:24 pm
Para
“Jam shume e sëmurë, rrezikoj të paralizohem”, deklarata shokuese e këngëtares së njohur

"Jam shume e sëmurë, rrezikoj të paralizohem", deklarata shokuese e këngëtares së njohur

Dramë e madhe në familje/ Vajza lind dhe nuk di babin e fëmijës, e jep për birësim, gjyshërit në kërkim të mbesës

Dramë e madhe në familje/ Vajza lind dhe nuk di babin e fëmijës, e jep për birësim, gjyshërit në kërkim të mbesës

Kryqe varrezash me kërcënime për Mavrajn dhe djemtë e Hamburgut: Koha juaj mbaroi

Kryqe varrezash me kërcënime për Mavrajn dhe djemtë e Hamburgut: Koha juaj mbaroi
















TE FUNDIT

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur

Vijojnë bombardimet izraelite në Gaza, 37 të vdekur
23 Shtator, 2025

Të paktën 37 persona u vranë mbrëmë në Rripin e Gazës gjatë një operacioni ushtarak izraelit, raportoi transmetuesi libanez Al...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano

Protestë e dhunshme, 10 të arrestuar dhe 60 policë të lënduar në Milano
23 Shtator, 2025

Disa qytete të Italisë kanë përjetuar momente tepër dramatike. Mijëra italianë dolën në rrugë në një protestë pro Palestinës, të...

Lexo më shumë

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët

Britania propozon ndalimin e qëndrimit të përhershëm për emigrantët
23 Shtator, 2025

Partia Reform UK ka propozuar një seri masash të reja të ashpra mbi emigracionin, përfshirë shfuqizimin e të drejtës së emigrantëve për...

Lexo më shumë

Mbledhja për shkarkimin e Veliajt,Këshilli Bashkiak i Tiranës shqyrton kërkesën e PS

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
23 Shtator, 2025

Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës, ku pritet të futet në rend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com