Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italianët përmbysën sistemin e vjetër, por populistët s’e formojnë qeverinë

2018/03/05 at 9:15 AM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Italianët përmbysën sistemin e vjetër, por populistët s’e formojnë qeverinë

Sistemin e vjetër politik italianët e mbyllën në sirtar. Pas zgjedhjeve triumfuan populistët, si majtas ashtu edhe djathtas. Por ata nuk e bëjnë dot qeverinë. Më mirë kështu, mendon Bernd Riegert në Romë.


Votimet në Itali nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar me një sinjal shqetësues. 60% e votueseve e italianë kanë vendosur këtë herë për partitë populiste, – ose nga ana e majtë për Lëvizjen e Pesë Yjeve ose nga e djathta për partitë populiste, përfshirë edhe neofashistët. Sa të zhgënjyer e të revoltuar duhet të jenë ndjerë italianët me stilin e qeverisjes në Itali, që të gjejnë strehë tani tek populistët, që premtojnë gjithçka, luajnë me frikën, e që shumë pak do të realizonin nga ato që thonë?

Italianët e perceptojnë shtetin e tyre si të paaftë

Silvio Berlusconi, një plak i ringjallur 81 vjeçar me afro 15% të votave të marra shihet si shprësëdhënës, megjithëse si askush tjetër ai qëndron për sistemin e vjetër italian. Ndërsa kundërshtari i euros dhe armiqësor ndaj të huajve, Matteo Salvini ka dalë madje para Berlusconit, Të mos harrojmë ata që nderojnë ende Musolinin, “Vëllezërit Italianë” që kanë kandiduar në kampin djathist. Përballë tyre nga kampi tjetër qëndron Lëvizja e Pesë Yjeve. Liderët e saj premtuan mrekullira, ata duan të shpenzojnë para që Italia nuk i ka. BE është fajtori që duhet t’i paguajë më shumë Italisë, sipas tyre.

Italianët duan diçka të re, diçka tjetër. Shtetin e tyre ata e perceptojnë si plotësisht të paaftë dhe të vjetëruar. Kjo është fatura e dështimit të listës së majtë, të drejtuar deri më tani nga socialdemokratët qeverisës. Para zgjedhjeve ata u përçanë dhe gjenden, ashtu si SPD-ja gjermane, në rënie të pandalshme. Ish-shpresa e italianëve, Matteo Renzi dështoi në skenën politike. Reformat në Itali nuk ecën përpara, ekonomia rritet shumë ngadalë, numri i të papunëve është shumë i lartë, problemet me numrin e lartë të azilkërkuesve nuk janë zgjidhur. Aparati shtetëtor përpin shumë para, drejtësia është e ngadaltë dhe joeficiente. Lista negative për ekonominë e tretë të eurozonës mund të vazhdohej edhe më tej.

Koalicionet të pamundura

Mesazhi i votuesve në këto zgjedhje: Si tani nuk mund të vazhdohet më. Por në fakt kështu do të vazhdohet, sepse të tre blloqet e mëdha e pengojnë njëra-tjetrën në parlament, e koalicionet duken të pamundura. Të paktën para zgjedhjeve ato kanë përjashtuar kombinime të mundshme. Madje edhe një koalicion, realisht i pamundur, mes partisë së Berlusconit dhe socialdemokratëve nuk ka shanse numerike për të arritur mazhorancën në dy dhomat e parlamentit. Nëse asnjë nga partitë e tjera nuk lëviz nga ky pozicion, presidenti italian duhet të emërojë një qeveri teknike, që duhet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e tjera. Këtë model Italia e ka përjetuar shpesh. Ai nuk reflekton vullnetin demokratik të votuesve, por të paktën sjell marrëdhënie pak a shumë të parashikueshme.

Aleati francez i Lega Nord, Fronti Nacional i Le Pen e uroi Salvinin për rritjen e numrit të votave. Për fat të keq Le Pen ka të drejtë, kur thotë se për Bashkimin Europian kjo natë zgjedhore nuk ishte një natë e mirë. Me numrin e lartë të votave të populistëve një vend i rëndësishëm i BE rrëshqet në të njëjtën anë si ndërkohë Hungaria, Polonia, Greqia dhe Austria. Aty populistët ose janë në pushtet ose bashkëqeverisin. Edhe në Gjermani populizmi po marshon. Deri më tani as në Bruksel dhe as kryeqytetet e tjera europiane nuk është gjendur receta për të ndalur populistët dhe nacionalistët.

Italia nuk ka këllqe për të përballuar një krizë të gjatë qeveritare. Nëse tregjet e humbasin besimin në zhvillimin e rregullt të Italisë, mali i lartë me borxhe i këtij vendi mund të bëhet së shpejti tejet i shtrenjtë, madje edhe i pafinancueshëm më. Pak shpresë të jep vlerësimi i një votuesi në një qendër zgjedhore kur thotë: “Ne italianët do ta kalojmë edhe këtë situatë. Gjithmonë në një lloj forme ia kemi dalë megjithë këtë sistem të mbaruar.” /DW

 

Etiketa: zgjedhjet ne itali


Ju sugjerojmë

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali
Aktualitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali

29 Qershor, 2026 12:53 pm
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnces, Rama: Akt i neveritshëm, policia duhet t’i…
Kryesore

Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesat ndaj deputetëve

29 Qershor, 2026 11:54 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Para
opinion lajm i fundit

E rëndë/ Ndërron jetë nga gripi fëmija 10 vjeç

E humbët ceremoninë e çmimeve “Oscar”? Ja lista e plotë e fituesve

E humbët ceremoninë e çmimeve “Oscar”? Ja lista e plotë e fituesve

“Kokaina”, ministri  i Mbrojtjes së Kolumbisë: Droga u sinjalizua nga ushtria dhe u kap nga agjencitë ndërkombëtare

"Kokaina", ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë: Droga u sinjalizua nga ushtria dhe u kap nga agjencitë ndërkombëtare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
29 Qershor, 2026

Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa policia...

Lexo më shumë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
29 Qershor, 2026

Nikolla Agolli, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes se një 35-vjeçari në Përrenjas është arrestuar nga policia. Arrestimi...

Lexo më shumë

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Kina është bërë vendi i fundit që dërgon ndihmë në Venezuelë, pasi vendi u trondit nga tërmetet javën e kaluar....

Lexo më shumë

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në inagurimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Ai e vuri theksin te transformimi jo vetëm i godinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}