E në përpjekje për t’i ndaluar ata, ai kapi një karrige dhe i goditi grabitësit me të.
Por pikërisht ky veprim heroik i kushtoi babai të katër fëmijëve jetën.
Grabitësit hapën zjarr duke e lënë të plagosur 54-vjeçarin në kokë.
Në gjendje të rëndë, ai u dërgua fillimisht në spitalin e Fierit, e pak më vonë u transportua drejt Tiranës. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mjekëve, Vrenozi ndërroi jetë këtë të shtunë.
Dëshmitarë në zonën “Zogu i Zi” të Fierit, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë duke folur për mediat rrëfyen se e teksa Vrenozi qëndronte i plagosur përtokë, askush nuk u afrua për ta ndihmuar.
E teksa largoheshin, grabitësit qëlluan edhe pronarin e Gëzim Hoxha, duke e lënë gjithashtu të plagosur.
64-vjeçari ndodhet në spital dhe fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Ndërkohë familja e Agur Vrenozit, sot ka hapur dyert e mortit.
Për bashkëshorten, dy vajzat dhe dy djemtë e tij dhimbja nga humbja e parakohshme e bashkëshortit dhe babait nuk ka të përshkruar.
Ndërkohë, pasi morën paratë dhe plagosën Vrenozin dhe Hoxhën, 3 grabitësit u larguan me një makinë, në ndjekje të së cilës u vu policia.
Ata u kapën pak kohë më pas, njëri i zhytur në kanal kullues, në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, ndërsa dy të tjerët pak më tutje.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Zini Fyraj, një emër jo i panjohur për policinë.
37-vjeçari nga Vlora vetëm një vit më parë ishte arrestuar për grabitje me dhunë të një të riu në Vlorë, të cilit i kishte marrë 4 mijë euro.
Por Fyraj ishte lënë i lirë, për arsye ende të paqarta.//tvklan.al