“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpall fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve, nuk e ka marre ende Nobelin”.
Kështu e nis shkrimin e saj në gazetën e madhe amerikane “New York Times”, kritikja e letërsisë Cynthia Haven. Me tej ajo ka analizuar dy romane “Vajza në ekzil” dhe “E penguara”.
Romani “Vajza në ekzil” botuar në shqip në vitin 2009 mund të rindezë shpresat për një vlerësim tjetër-shkruan autorja. “E penguara” është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. “Kafe Flora”, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”. Sipas autores kjo vepër merr përmasa të gjera dramatike në brendinë e vet, si një strukturë që ngrihet mbi vetë zhanrin e dramës artistike dhe mbi vetë dramën reale që zhvillohet para syve të njeriut gjatë regjimit totalitar. Kritikja Haven vlerëson se gjuha shqipe është bërë ndërkombëtare përmes librave të Kadaresë.
Shkrimi ne origjinal:
https://www.nytimes.com/2018/02/23/books/review/ismail-kadare-a-girl-in-exile.html