Në fund të sfidës Partizani – Kukësi ka patur dhe momente tensioni. Futbollisti Elis Bakaj është ndëshkuar me karton të kuq, pasi i tregoi gishtin e mesit tifozëve.
Në momentin që po drejtohej në dhomat e zhveshjes, Bakaj ka ofenduar disa tifozë që po e shanin, ndërsa aty ka ndërhyrë Olsi Rama i cili e ka shoqëruar jashtë Bakajn.
Në një moment situata është dukur e tensionuar, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas.