Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Droga në shkollat e Tiranës, 3 persona në pranga: Kapen 68 doza në qese farmacie

2018/02/13 at 9:00 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Droga në shkollat e Tiranës, 3 persona në pranga: Kapen 68 doza në qese farmacie

Konsumimi i kanabisit në shkolla është kthyer në fenomen shqetësues në Tiranë. Shpërndarësit u janë afruar ambienteve mësimore, duke përshtatur edhe shtëpi apo lokale ku ofrohet lënda narkotike. Sot, Policia e Tiranës njoftoi se ka goditur një grup në zonën e 21 Dhjetorit, në rrugën Frederik Shiroka. Tre persona janë vënë në pranga nën akuzë për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Klientet e tyre, ishin fëmijë dhe adoleshente të moshës nga 13 deri 18 vjeç, nxënës në shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Në pranga kanë rënë:

• Isuf Haka, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• Jurdjan Kondili, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

• Armando Durishti, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge” parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe Armando Durishti i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge ‘’ parashikuar nga neni 300 dhe 285 /a i Kodit Penal.

Harta: Rruga Frederik Shiroka, pranë 21 Dhjetorit

Ju sugjerojmë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës
Kronikë

Vetëdorëzohen vëllezërit e shpallur në kërkim, plagosën me armë dy persona në Kukës

22 Dhjetor, 2025 12:34 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen  brenda vitit të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, njësitë e para dorëzohen brenda vitit të ardhshëm

22 Dhjetor, 2025 11:01 am
Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm
Aktualitet

Klodian Braho merr zyrtarisht drejtimin e SPAK, Dumani: Sot jemi më të besueshëm

22 Dhjetor, 2025 10:19 am
Para
DJ italian mesazhe raciste ndaj Ermal Metës: S’është faji im që ke lindur në Shqipëri!

Ermal Meta nuk e paska pritur fitoren e festivalit

FOTO/ Aksident i fortë në autostradë, makina me rrota lart

FOTO/ Aksident i fortë në autostradë, makina me rrota lart

Moderatorja e njohur rrëfen historinë e dashurisë: Ai me zor më propozoi

Moderatorja e njohur rrëfen historinë e dashurisë: Ai me zor më propozoi

TE FUNDIT

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë

VIDEO/ Deputetët sherr me grushte në Parlamentin e Turqisë
22 Dhjetor, 2025

Seanca e fundit e diskutimeve plenare për buxhetin e shtetit në Parlamentin turk u shënua nga tensione të larta dhe...

Lexo më shumë

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE

Kina godet produktet e qumështin evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
22 Dhjetor, 2025

Kina do të vendosë tarifa të përkohshme prej 21.9% deri në 42.7% për disa produkte qumështi të importuara nga Bashkimi...

Lexo më shumë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
22 Dhjetor, 2025

Pak orë para protestës së opozitës, pema e Krishtlindjeve para kryeministrisë është hequr. Nga pamjet vërehet pema e ngarkuar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com