Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënoi me mesazhe prokuroren, vendoset ekstradimi për shqiptarin

2018/02/11 at 12:44 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Kërcënoi me mesazhe prokuroren, vendoset ekstradimi për shqiptarin

Gjykata e Lartë angleze “High Court of Justice” lejon ekstradimin e një shqiptari, i dënuar në mungesë në Shqipëri për shkak të mesazheve kërcënuese ndaj një prokuroreje në Durrës.


Report TV siguroi vendimin e kësaj gjykate e cila ka hedhur poshtë tentativën për të bllokuar ekstradimin nga Alban Beshiri i dënuar në mungesë në Shqipëri.

Beshiri u arrestua në Angli më 12 Korrik 2016 pas një kërkese ekstradimi dërguar nga Interpol Tirana. Beshiri kishte fituar nënshtetësinë britanike dhe jetonte në qytetin Coventry. Duke qene shtetas anglez kishte dërguar disa letra ministrisë së jashtë britanike ku pretendonte se nëse ekstradohej në Shqipëri i kërcënohej jeta.

Alban Beshiri, u gjykua për “Kanosjes të prokurores” dhe u shpallur fajtor, duke u dënuar me 6 muaj burg. E gjithë ngjarja e ka zanafillën momentin e ngritjes së akuzës për “Dhunë në familje”, ndaj shtetasit Alban Beshiri. Kjo ka sjellë kërcënimin me jetë të prokurores së Durrësit Oltiana Çifligu.

Pas dërgimit si të pandehur të 33-vjeçarit në gjykatën e Durrësit, prokurorja është përballur me një sërë kërcënimesh në telefon dhe sms, nga shtetasi Alban Beshiri. Ky i fundit kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…”, ka kërcënuar Beshiri prokuroren e Durrësit.

Nisur nga kjo situatë prokuroria Çifligu i është drejtuar me një kallëzim prokurorisë e cila ka marrë të pandehur shtetasin Alban Beshiri, duke e akuzuar atë për veprën penale të “Kanosjes së gjyqtarit”.  Për këtë akuzë, Beshiri në datën 30 tetor 2015 është shpallur fajtor duke u dënuar me 6 muaj burg.

Telefonatat kercenuese

Në gjykim ka dhënë dëshminë e saj shtetasja Oltiana Çifliku, e cila ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme dhe kronologjike përpara gjykatës gjithë veprimtarinë e saj si prokurore, me atributin e përfaqësimit të akuzës dhe ushtrimit të ndjekjes penale ndaj të pandehurit Alban Beshiri për procedimin penal në përfundim të të cilit është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe mënyrën se si ai ishte sjellë e kishte vepruar në rrugë telefonike ndaj saj, pas vendimit të fajësisë të dhënë nga ana e gjykatës. Çifligu ka deklaruar përpara gjykatës për gjendjen e vështirë psikologjike që i ishte krijuar nga telefonatat dhe “sms”- të kërcënuese që i pandehuri kishte drejtuar ndaj saj.

Konkretisht dëshmitarja ndër të tjera ka dëshmuar se: “… më datë 18.07.2014, ditën e Premte rreth orës 06:06 të pas ditës ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit +447557883XXX i cili është prezantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problematikën duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate, për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms. Gjithashtu, më datë 21.07.2014 nga po i njëjti numër +447557883XXX ka vijuar me mesazhe kërcënuese të vazhdueshme ndaj saj në oraret 11.26, 01.45; 03.02; 03.29 dhe për gjatë gjithë ditës ky numër e ka telefonuar vazhdimisht.

Kanosja me mesazhe

Ndërsa në orën 23:44 të darkës të datës 21.07.2014 nga një numër tjetër në dukje Anglez konkretisht +447707238XXX i është dërguar një mesazh tjetër kërcënues me përmbajtjen: “…Olitjana Çifligu un i mbarova ato që kisha me bo tani nigjo mir kët që po të them po të kapa në rrug nuk do të mari spital për sipër kët e ke të sigurt që do të lej në karrocë. Ty të kap rehat se ta di shtëpinë në Durrës dhe atij të dashurit tat ja di kështu që me ty e kam rehat kurse asaj qorres që më vlerësoj gocën 5000 Euro asaj kam një dhurat të mir dhe për atë dhe për famlijen e asaj ishalla e punojnë brezin kufitar që të më gjejnë gjurmët se po u futa në Shqipëri të kapi e zeza ty me gjygjtarën. Good look…”

Mesazh per mustaqe miun

Ndërsa më datë 18.08.2014 rreth orës 10.06 të darkës nga numri +447557883XXX i është dërguar një sms me tekst në Anglisht ku aludohet se është një vajzë me emrin Jade e dashura e shtetasit Alban Beshiri sipas përmbajtjes së mesazhit e cila i kërkon që ta telefonojë pasi Albani ka dalë jashtë nga shtëpia. Mesazhet kërcënuese kanë vijuar nga numër +447707238XXX edhe më datë 05.01.2015 dhe konkretisht me përmbajtjen “…Na fal për shqetësimin që po të besdis por doja t’ju çojë 1 mesazh atyre te prokurorija mos kujto se ky syri im s’ka peshë ty të kam fal për gjith letrat që mi bone me ato që i di vet ti dhe ta kam premtu që s’do ta përmend mo, por ato policat e kombinatit që me lan qorr jo deri sa të marr frymë por edhe atyre që më lan 5 ditë të më rrifnin dhe ato do ti kapi dallga do ta çojmë deri në fund kët gjo dhe atë mustaqe miun që mbron policat çoja këtë mesazh nëse ke mundësi dhe gjen nai histori të bukur për veten që ti shpëtosh dallgës…”

 

Etiketa: ekstradimi i shqiptaritkercenoi prokurorenmesazhet


Ju sugjerojmë

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH
Aktualitet

Qeveria ndryshon ligjin për ruajtjen e funksionarëve të SPAK, GJKKO dhe BKH

8 Tetor, 2025 6:47 pm
Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores
Aktualitet

Ndryshime në Polici, largohet Altin Qato, ja kush e zëvendëson në krye të Rrugores

8 Tetor, 2025 6:40 pm
Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas
Kronikë

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

8 Tetor, 2025 5:52 pm
Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë
Kryesore

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tregon arsyen pse ndodhet në Tiranë

8 Tetor, 2025 4:14 pm
Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Para
Raporti/ A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE?

Raporti/ A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE?

Cozman harron Tunën, shfaqet me të dashurën e re

Cozman harron Tunën, shfaqet me të dashurën e re

Ishte në gjumë, vogëlushja kafshohet nga kobra

Ishte në gjumë, vogëlushja kafshohet nga kobra
















TE FUNDIT

Si i përdor Trumpi paratë publike për qëllime politike

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
8 Tetor, 2025

Presidenti Trump duket se e sheh buxhetin federal si një “derrkuc kursimi” personal. Paralajmërimi i tij i fundit se disa...

Lexo më shumë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë, Vuçiç kritikon Turqinë
8 Tetor, 2025

Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder
8 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder, sipas Indeksit të Billionaires të Bloomberg. Ylli portugez vazhdon të thyejë rekorde,...

Lexo më shumë

Shkarkohen nga detyra prefekti Fierit dhe i Vlorës, kush i zëvendëson

Vendimi i qeverisë, paga shpërblim për efektivët e gardës që parandalojnë incidente të zyrtarëve të lartë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur për shkarkimin nga detyra të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko. Çuko...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com