Çdo revolucion fillon me nje individ dhe me nje ide. Kjo eshte historia e nje djali kreativ qe u lind ne Vlore, u shkollua dhe mori eksperincat e para ne Itali e me pas erdhi ne Shqiperi per te ndryshuar skenen e inovacionit dhe ate te kateringut ne menyre te pakthyeshme. Ne takim te pare Genti Selenica nuk te ben ndonje pershtypje te madhe; modest ne sjellje, i veshur thjesht por me stil, shikim te qarte e te thelle, theksin e lehte nga Vlora perzier me zanoret e Italishtes dhe nje mjeker qe e perkedhel sa here reflekton mendueshem.
Çfare kerkon ne Shqiperi nje dajl i ri qe dikur punonte per nje nga kompanite me te medha te konsulences teknologjike ne Itali, qe paguhej me shume se nje deputet e qe kishte nje cilesi jetese per tu patur zili? Ku e gjen motivimin nje njeri kaq i kualifikuar e me aq potencial sa mund te ngrinte biznes ne çdo vend te botes per te punuar ne Shqiperine e pluhurit, zhurmes dhe dembelizmit? Pak patriotizem dhe shume fantazi. Genti mendon qe Shqiperia ofron oportunitete pafund per biznes por ne na jane mbyllur syte nga debatet e parlamentit.
Baboon u krijua ne pergjigje te nje nevoje reale te tregut. Punonjesit e zyrave nuk kane çfare hane ne dreke sepse restorantet rreth e rrotull ose jane te shtrenjta ose ofrojne meny shume te kufizuara. Perse mos t’i listojme gjithe restorantet e mira ne nje aplikacion qe gjithkush te mund te porosisi çfare te doje dhe ta mari porosine brenda 30 minutash? Kjo pune dikur kryhej duke mare nje recepsioniste ne telefon por nga ana tjeter shesh gjeje dike qe nuk fliste qarte se paguhej pak dhe ne dergese pjatat vinin permbys. Aplikacioni Baboon nuk lejon vend per gabime. Sapo ti porosit permes aplikacionit restoranteve ju del porosia e shkruar ne printerin e dedikuar, nese ti je i pakenaqur nga sherbimi aplikacioni te jep mundesine te besh nje “review” dhe restorantet kujdesen shume mos te marrin review te keqia.
Ne fund kemi nje zinxhir pozitiv qe ju jep vlere gjithe pjesmarresve. Klientet marrin ushqimin qe duan ne kohe te shkurter, restorantet rrisin te ardhurat dhe detyrohen te mbajne standarte te larta, ndersa punonjesit e Baboon bejne nje nga punet me te bukura ne bote; inovacion nga Tirana. Te kesh nje mundesi te tille ne moshen 23 apo 25 vjeç duhet te jesh me fat. Ne vend qe te punosh per nje korporate mbytese ku te trajtojne si skallv, puno per nje start-up frymezues dhe nje menaxher cool si Genti qe jep aq shume nga vetja sa duket sikur eshte i pashtershem.
Sot kemi nje model te perkryer qe duhet ndjekur e replikuar nga te rinjte. Identifiko nje nevoje te tregut, bej nje biznes plan, prezantoje tek investitore potencial dhe pasi te kesh buxhetin e nevojshem nisja punes sa me pare. Sfida do kete rruges sa te duash sidomos me gjetjen e stafit te kuaifikuar por kjo nuk eshte arsye per tu ndalur. Genti ka kaluar aq shume veshtiresi sa te tremb por eshte gati ta nis serish udhetimin qe ka kryer me Baboon. Eshte thjesht nje udhetim i bukur. /Opinion.al