Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mos guxoni të flisni për çështjen çame”, Meta i përgjigjet deklaratave të homologut grek

2018/02/08 at 11:24 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Nard Ndoka: Goditjen partive të vogla ia dha Rama

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot homologut të tij grek, Prokopis Pavlopoulos i cili pak ditë më parë i kërkoi Tiranës zyrtare të mos e përmend më çështjen Çame.


Në një intervistë “Albanian Daily News” ai ushpreh se qëndrimet e Pavlopoulos nuk sjellin energji pozitive.

“Pavlopulos nuk është ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i pergjigjen partneritetit. Ne duhet të ruajme qetesine dhe respektin reciprok”, tha Meta.

 

Pak ditë më parë Pavlopoulos u shpreh se “Është e papranueshme që udhëheqja e Shqipërisë në këto momente të ngrejë çështjen çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë europiane”.

 

Pa e fshehur gjuhën e ashpër, me të cilën po artikulonte kërcënimet për perspektivën europiane të Shqipërisë, Pavlopoulos tha se historia e çamëve në Greqi është më mirë të harrohet sesa të risillet në aktualitetin politik. “Më vjen keq që jam kaq i ashpër, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit, ata guxojnë të flasin për çamët. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapë- sirën greke”, ka deklaruar Pavlopoulos.

 

Intervista e plote

 

Zoti President, Komisioni Evropian sapo publikoi strategjinë e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Por ndërkohë që Komisioni Evropian e konsideron këtë dokument një inkurajim të madh për një afrim më të shpejtë të rajonit në BE, konstatimet për gjendjen aktuale ku flitet për “kapjen e shtetit duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private” flasin për regres në vend të progresit. Si e lexoni ju këtë raport?

 

Së pari, dua të vlerësoj kthjelltësinë dhe peshën me të cilën Bashkimi Evropian konsideron Ballkanin Perëndimor. Kjo strategji dhe Samiti i Sofjes dëshmojnë se rajoni qëndron ndër çështjet prioritare e strategjike për BE-në, si në aspektin strategjik, ashtu edhe atë politik, institucional, ekonomik, dhe qytetar.

 

Qartësia e panoramës aktuale në rajon besoj se ka çuar në drejtpeshimin e vendimit për të qenë më të vëmendshëm dhe më të angazhuar me një plan aksioni konkret për secilin vend. Kjo është një qasje inkurajuese, përsa kohë vendet tona kanë zgjedhur t’i bashkohen Unionit për t’u bërë partnerë të barabartë dhe të denjë, në aplikimin e standardeve të jetesës, të ligjeve, demokracisë dhe zhvillimit.

 

Sa më e afërt të bëhet kjo marrëdhënie, aq më i rreptë është vlerësimi, dhe aq më shumë përparon vendi. Kjo strategji mendoj se është inkurajuese dhe se krijon një ekuilibër shumë të mirë ndërmjet identifikimit të rreziqeve që kanosen dhe domosdoshmërisë për të intensifikuar marrëdhëniet e BE-së me të 6 shtetet e rajonit.

 

Që në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti i Komisionit Evropian, Junker, paralajmëroi se do të ketë një favorizim të Serbisë dhe Malit të Zi në raport me vendet e tjera të Ballkanit në proceset e integrimit. Si e konsideroni ju faktin që këto dy vende kanë një kalendar konkret anëtarësimi, ndërkohë që Shqipëria nuk përfshihet në këtë paketë?

 

Nëpërmjet kësaj strategjie, Komisioni Evropian mendoj se ripohon dy gur-themele të procesit të integrimit: së pari perspektivën për anëtarësim të plotë, dhe së dyti siguron një proces të merituar individual sa i përket afrimit në standardet e bashkëjetesës evropiane. Thënë kjo, entuziazmi dhe padurimi ynë për ta përshkuar sa më shpejt këtë rrugëtim, është krejt legjitim, madje në kontekstin aktual mendoj se është një aset që meriton vlerësim.

 

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të rrisë shpejtësinë e ecjes, por kjo kërkon vullnet të konsoliduar politik. BE kërkohen të shikojë reforma më të thella gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare, veçanërisht për të siguruar institucionet demokratike funksionale dhe sundimin e ligjit. Sikundër citon raporti: “…ensuring constructive dialogue across the political spectrum, notably within the parliaments…” rivendosja e dialogut politik merr përparësi të veçantë.

 

Si President i Republikës do të bëja thirrje për një lexim të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe racional të strategjisë nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë për prioritizimin e aksioneve që duhen ndërmarrë për të realizuar çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në BE.

 

Po kështu theksoj rëndësinë që ka ruajtja e koherencës mes deklaratave angazhuese dhe planeve vepruese, për të siguruar seriozitetin dhe besueshmërinë e zbatimit të reformave. Besueshmëria ishte dhe fjala kyç e strategjisë së re të zgjerimit, e domosdoshme për t’u arritur si në raport me qytetarët ashtu edhe me partnerët tanë institucionalë.

 

Autoritetet e Kosovës kanë pasur reagime të përmbajtura, madje edhe skeptike për strategjinë. Ata vërejnë Kosova vlerësohet në mënyrë asimetrike, dhe se kjo strategji nuk ofron një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën. Si e shpjegoni këtë kontrast mes entuziazmit të Tiranës dhe pakënaqësisë së Prishtinës?

 

Fillimisht, dua të ve në dukje se në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova ka shumëçka për t’u krenuar. Përparimi i Kosovës në të gjitha fushat është evident, përfshirë edhe në proceset e saj integruese evropiane dhe euroatlantike.

 

Autoritetet qeverisëse në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e saj e kanë bërë zgjedhjen e tyre të mençur për të ecur në këtë rrugë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, madje do të thosha kyçe për t’i bërë këto procese të pakthyeshme.

 

Mendoj se vëllezërit tanë kosovarë duhet që me durim, maturi dhe përgjegjshmëri të vazhdojnë zbatimin e agjendës së reformave evropiane, duke u dhënë përparësi çështjeve kyçe që lidhen me liberalizimin sa më parë të vizave dhe të zbatimit të MSA-së.

 

Unë besoj në kurajën dhe aftësitë e drejtuesve të Kosovës për t’i mundësuar këto zhvillime, ashtu sikundër besoj në vullnetin e mirë që gjendet në Bashkimin Evropian për realizuar angazhimet e premtuara sapo të arrihet përparim.

 

Po marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë sa do të mund të rrezikonin çeljen e negociatave për Shqipërinë kur Presidenti i Greqisë Pavlopulos, pak ditë më parë kërcënoi dhe kushtëzoi këtë proces me probleme të veçanta të marrëdhënieve dypalëshe?

 

Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës.

 

Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë.

 

Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë.

Etiketa: homologut grekmetapergjigje


Ju sugjerojmë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit
Kryesore

Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit

23 Korrik, 2025 12:58 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

29 shtatori, data vendimtare/ Erion Veliajt do t’i komunikohen akuzat në paraburgim

23 Korrik, 2025 12:05 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030

23 Korrik, 2025 11:37 am
KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD
Politikë

KQZ shpërndau sot mandatet, dorëhiqen kandidatët e listës së mbyllur të PSD

23 Korrik, 2025 11:34 am
Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit
Aktualitet

Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

23 Korrik, 2025 11:23 am
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Kryesore

KQZ ndan 37 mandatet e qarkut Tiranë, shtyhet shqyrtimi i kërkesave të Lapajt

23 Korrik, 2025 11:19 am
Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..
Aktualitet

Matrikulluan 120 bagëti të kontrabanduara, pranga 4 veterinerëve. Në kërkim..

23 Korrik, 2025 11:10 am
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-deputetit të PS/ Jurgis Çyrbja mbetet në qeli

23 Korrik, 2025 10:56 am
Para
E rëndë/ Po mësonte makinën, përplas për vdekje mbesen 4 vjeçe

E rëndë/ Po mësonte makinën, përplas për vdekje mbesen 4 vjeçe

“Mashtrues! Mos këput mufka këtu”, Basha i pervishet ministrit Bushati

“Mashtrues! Mos këput mufka këtu”, Basha i pervishet ministrit Bushati

Foto-Lajm/ Rama bëhet petë për zëvendësen e tij

Foto-Lajm/ Rama bëhet petë për zëvendësen e tij
















TE FUNDIT

Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
23 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor

Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor
23 Korrik, 2025

Kryetari i Emergjencave Civile, Haki Çako, foli për mediat nga zona e Dukatit, aty ku po vijon puna për shuarjen...

Lexo më shumë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
23 Korrik, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha u ka dalë në krah Ilir Metës dhe Erion Veliajt, të cilët ndodhen në paraburgim....

Lexo më shumë

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein
23 Korrik, 2025

Gjigandi amerikan CNN ka publikuar foto dhe video të reja nga vitet 1990 në të cilat shfaqet Presidenti aktual Donald...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com