Nesër priten reshje në të gjithë territorin e vendit, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive.
Në zonat 1.500 m mbi nivelin e detit, priten reshje në formën e dëborës, sipas IGJEUM.
Në Shkodër, Instituti i Gjeoshkencave vlerëson se rreziku nga fenomenet hidro-meterologjike është i lartë. Ndërsa Kukësi dhe Vlora vlerësohen me rrezik të moderuar. Më pak problematike, pritet situata në qarqet e tjera.
(Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 8 °C / 15 °C
Në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C
Në vendet malore: 3 °C / 10 °C.
ERA
Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet dhe në zonat e larta malore mesatare deri e fortë.