Në muajin prill pritet që të futet një ligj i ri për ponografin. Faqet që përmbajnë filma për të rritur si PornHub dhe RedTube, do t’i kërkojnë përdoruesve të regjistrohen me emrat realë dhe me adresat e e-mail nëse duan të shohin videot pornografike.
Rregullat janë vendosur prej“Digital Economy Act 2018” dhe do të ruajnë emrat, numrat e telefonit, adresat dhe të dhënat e shikuesit të videove erotike nën një sistem të ri të quajtur AgeID.
Ligji në thelb do të thotë se nëse doni të hyni në një faqe pornografike, duhet të krijoni së pari një emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Kjo ka sjellë edhe shqetësim, pasi është quajtur si dhunim i privatësisë. Nga ana tjetër platforma AgeID ka konfirmuar se nuk do të shkelet asnjë rregull privatësie përveç verifikimit të moshës.