Disa nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme mund të kalohen edhe nëse përdoret prezervativ gjatë penetrimit. Këto sëmundje transmetohen nga kontakti me lëkurën gjatë seksit. Kjo ndodh kur një SST në lëkurë vihet në kontakt me një pjesë të infektuar të pa mbuluar me prezervativ.
Prezervativët janë një barrierë për sëmundjet që gjenden në lëngjet trupore si sperma, sekrecionet vaginale dhe gjaku. Në këtë rast prezervativët qofshin për meshkuj apo për femra pengojnë shkëmbimin e lëngjeve.
Vetëm prezervativët e krijuar për parandalimin e SST-ve konsiderohen të përshtatshme, ndërsa ato natyralet që prodhohen me lëkurë qengji nuk janë të sigurta. Poret e tyre janë të vogla dhe nuk lejojnë spermën të kalojë, por viruset dhe bakteret po.
Janë pesë sëmundje seksualisht të transmetueshme nga të cilat prezervativi nuk të ruan:
Herpesi Gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme virale që rezulton në plagë dhe enjtje te organet gjenitale, anusi dhe pjesa e sipërme e kofshëve. Duke qenë se plagët janë të përhapura në zona që nuk mbulohen nga prezervativi, mund të kalohen nga partneri në partner. Herpesi është i përhapur në gjysmën e popullsisë. Tipi i parë është oral (ftohja e fytit) dhe tipi i dytë është gjenital. Nëse keni herpes oral dhe performoni seks oral, atëherë mund t’i kaloni partnerit herpes gjenital. Herpesi mund të rrijë në gjendje të fjetur për vite me rradhë. Neës shfaqet papritur tani, mund ta keni marrë edhe përpara 10 vitesh.
Sifilizi është një infeksion bakterial shumë ngjitës që merret nga kontakti seksual duke përfshirë seksin vaginal, oral dhe anal. Duke qenë se është shumë ngjitëse, kalon lehtësisht të parnerët e tjerë pavarësisht prezervativit.
HPV (human papillomavirus) është SST-ja më e përhapur. Rreth 90% e vajzave nga mosha 20-25 vjeç janë të ekspozuara ndaj këtij virusi. HPV ka 100 tipe që ndahen të rrezikshmërisë së lartë, rrezikshmëri ndoshta e lartë dhe rrezikshmëri e ulët. Dy prej këtyre tipeve (HPV16 dhe HPV18) njihen si shkaktarët kryesorë të kancerit cervical (kanceri i mitrës). Këto tipe qarkullojnë te 20% të vajzave. HPV është një sëmundje që shpesh kalon pa u kapur sepse nuk ka simptoma; vetëm disa tipe HPV shkaktojnë lytha. Këto të fundit bëhen shkak i transmetimit në zonat e pambuluara nga prezervativi. HPV është një sëmundje që ende nuk ka kurë dhe përhapja e saj është aq e madhe sa mjekët thonë se të gjithë njerëzit marrin HPV në një moment të caktuar të jetës së tyre. Nuk ka ende një test që detekton HPV te meshkujt por thuhet se organizmi e spastron vetë virusin në një periudhë dy vjeçare. Mjekët sugjerojnë që testi i HPV të bëhet një herë në vit së bashku me pap testin.
Morrat gjenitalë janë Pthirus Pubis që infektojnë gjenitalet. Këto morra janë të përhapura shumë te adoleshentët dhe transmetohen gjatë seksit lëkurë me lëkurë. Morrat gjenitalë kapen dhe jetojnë te qimet pubike dhe kalojnë pavarësisht prezervativit.
MC (Molluscum Contagiosum) është një tjetër sëmundje virale që shkakton lytha apo flluska ngjyrë rozë ose të kuqe në trup. Ndryshe kjo sëmuundje njihet edhe si “lythat e ujshme”. Ndonjëherë këto flluska kanë paraqitje konkave dhe nuk janë të dhimbshme. Kur përhapen rreth zonës së organeve gjenitale konsiderohen SST sepse transmetohen nëpërmjet lëkurës./ Opinion.al