Instagram së fundmi prezantoi një tipar të ri i cili pritet të shndërrohet në më të preferuarin e tij. Një pjesë e përdoruesve të platformës sociale sapo ka filluar të argëtohet më GIFs në Instagram Stories, duke i bërë ato më interesante dhe më të bukura. Ndërkaq pjesa tjetër po pret përditësimin e aplikacionit që ta përftojë këtë tipar.
Mëgjithatë nuk është ky lajmi i mirë i vetëm nga Instagram.
Shpesh madhësia e fotove dhe videove që duam të ndajmë me miqtë në Story është një faktor për të mos e bërë. Instagram Stories për momentin lejon foto dhe video të një madhësie të caktuar, dhe nëse këto të fundit janë më të mëdhaja, pritet dhe lihen jasht kuadrit.
Shumë përdorues janë indifferent ndaj këtij problem, ndërsa për të tjerë është irrituese dhe mundohen gjejnë forma alternative për t’i postuar të plota këto foto.
Pas lajmit për shtimin e GIFs në Story, Instagram në deklaratën e rradhës lajmëron se madhësia nuk do të jetë më problem, pasi për fotot landscape tashmë do të shfaqet një kornizë me tonalitetin e ngjyrës të njëjtë me foton. Ky tipar do e lejojë foton të postohet e plotë.
Brenda pak javësh do të kemi mundësinë ta shijojmë edhe këtë opsion, ndërkohë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kënaqemi me GIFs.