Grimeri i famshëm Mario Dedivanovic këto ditë kishte paralajmëruar ardhjen në Shqipëri.
Ai tashmë ka arritur në Tiranë dhe do të jetë prezent në eventin “Oda”.
Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Mario ka postuar një video përmes së cilës ka treguar se gjendet në Pallatin e Kongreseve.
Grimeri ka përgatitur një surprizë, por se çfarë është në të vërtetë mbetet të shihet për pak orë.