Udhëtimet e ndryshme të krerëve të shtetit, apo edhe zyrtarëve të lartë, jemi mësuar t’i shohim nën masa të rrepta sigurie, apo në kushtet më të mira të mundshme. Por mesa duket jo të gjithë liderët janë njësoj.
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, sapo na tregoi se ka edhe lider të cilët preferojnë gjërat e thjeshta. Teksa ai ka udhëtuar drejt Berlinit për një takim zyrtar me kancelaren Angela Merkel, Kurz ka postuar disa foto në aeroport. Ai duket teksa mban në dorë valixhen e tij, një gjest ky që nuk na rastis shpesh ta shohim nga liderët, dhe më pas drejtohet për në avion ku përsëri preferon klasin ekonomik.