Një makinë tip Mercedes-Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në ujërat e Lumit Mat.
Në vendin e ngjarjes është gjetur trupi i pajetë i një personi, që paraprakisht dyshohet se mund të jetë drejtuesi i mjetit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe menjëherë sapo është nxjerrë automjeti nga lumi është konstatuar se fatmirësisht në të nuk ka patur persona të tjerë.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.