Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nexhmije Hoxha: U zbavita, kam qeshur shumë me atë marrëzinë e vdekjes sime

2017/12/28 at 12:27 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista me Nexhmijen Hoxhën: nostalgji për të keqen

Gazeta “Dita” publikon sot një letër urimi të gruas së diktatorit Enver Hoxha për festat e fundvitit dhe një reagim të saj pas lajmit të rremë se Nexhmije Hoxha kishte ndërruar jetë.


Të shumtë ishin shqiptarët që vërshuan me komente në rrjetet sociale duke mos e fshehur kënaqësinë për vdekjen e së vesë së diktatorit. Por ajo duket se e ka marrë me sportivitet dhe shprehet se ka qeshur shumë me atë “marrëzinë e vdekjes” që doli në media.

Xhevdet Shehu shkruan në gazetën “Dita” se ka shkuar e ka marrë dorazi letrën e Nexhmijes tek shtëpia e saj në Laprakë, ku ka shkëmbyer edhe një bisedë më të.

Më poshtë biseda e tij me Nexhmijen, botuar sot në gazetën “Dita”

Sapo e lexova letrën që më dha, i thashë me shaka Nexhmije Hoxhës: Kjo letër duket si një përgjigje për ata që të “vdiqën” disa ditë më parë…

Mund të merret edhe ashtu, si një përgjigje për ata që sajuan atë lajm të rremë me shumë keqdashje dhe ligësi, – ma ktheu ajo. – Por unë nuk e them këtë në letrën e urimit që po u jap për Vitin e ri 2018. Unë u drejtohem veteranëve, miqve e dashamirësve dhe gjithë shqiptarëve.

 Sidoqoftë, ai lajm ju tronditi ndopak, apo jo?

-Aspak. Madje u zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?

Pa dashje biseda kaloi te polemika e ditëve të fundit mbi gjoja helmimin e Enver Hoxhës afro 33 vjet më parë që zuri faqet e para të gazetave. 

Nexhmija: Është një debat i stisur dhe për të krijuar konfuzion. Kjo çështje është shumë e qartë dhe unë nuk merrem me to. Folën njerëz me integritet si Dr. Sabiti, Isufi e njerëz të tjerë. Unë i kam shkruar këto në librat e mija dhe nuk do rri e të merrem me shpifje. Ua kam dhënë përgjigjen njëherë e mirë në letrën që i kam drejtuar Ilirit e Teutës dhjetë vjet më parë, në 100-vjetorin e lindjes së Enverit. Është e kotë të merresh me shpifjet. Tani po vazhdoj të shkruaj kujtimet e mija…



Ju sugjerojmë

Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
Aktualitet

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

10 Qershor, 2026 11:58 am
Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
Aktualitet

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

10 Qershor, 2026 11:52 am
Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin:  Jeni vërtet pa pikë turpi…
Aktualitet

Protesta e qytetarëve/ Rama përplaset me Iranin: Jeni vërtet pa pikë turpi…

10 Qershor, 2026 10:46 am
Begaj nga Shkupi: Zbatimi i ligjit për gjuhët është thelbësor
Kryesore

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:Shprehja e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare

10 Qershor, 2026 10:03 am
Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë në Tiranë, arrestohen 4 persona

10 Qershor, 2026 9:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 qershor 2026

10 Qershor, 2026 8:09 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Qershor, 2026 8:08 am
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Para
Shkenëtarët: Asteroidi që do të kalojë mes Tokës dhe Hënës ditën e sotme

Shkenëtarët: Asteroidi që do të kalojë mes Tokës dhe Hënës ditën e sotme

Horoskopi i dashurisë/ Çfarë do të sjellë 2018 për ju?

Horoskopi i dashurisë/ Çfarë do të sjellë 2018 për ju?

Protesta/ Gjiknuri e Ahmetaj takojnë naftëtarët: Japim pagat, hapim pavionin për sëmundjet profesionale

Protesta/ Gjiknuri e Ahmetaj takojnë naftëtarët: Japim pagat, hapim pavionin për sëmundjet profesionale
















TE FUNDIT

Negociata të fshehta, Trump kërkon rritjen e çmimeve të ilaçeve në Europë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
10 Qershor, 2026

Administrata e Donald Trump po hap një tjetër betejë me Europën, këtë herë jo për tarifat, mbrojtjen apo NATO-n, por për çmimet...

Lexo më shumë

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimet e hidrokarbureve

Vendimi/ Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e naftës
10 Qershor, 2026

Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës. Si rrjedhojë, nafta do të shitet me 188...

Lexo më shumë

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm
10 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren. Në një postim në Facebook, kryeministri ka ndarë disa...

Lexo më shumë

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin

Si nisi sherri që përfundoi me plagosjen e menaxherit të lokalit në Shëngjin
10 Qershor, 2026

Një konflikt i momentit mes një grupi të rinjsh që ishin ulur në një lokal në rrugën e Kunes në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}