Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studimi amerikan: Bota do të përballet me përmbytje dhe thatësira të mëdha

2017/12/20 at 4:13 AM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 2 min
A A
Studimi amerikan: Bota do të përballet me përmbytje dhe thatësira të mëdha

Laboratorit Kombëtar Amerikan “Lawrence Livermore” ka zbuluar se ka lidhje ndërmjet shkrirjes së akujve në Arktik dhe kushteve më të thata të motit në Kaliforni gjatë dekadave të ardhshme. Ky zbulim bëhet ndërsa zjarret po shkrumbojnë Kaliforninë e Jugut.


Shkencëtarët thonë se mund të ketë një lidhje ndërmjet zjarreve shkatërruese në Kaliforni dhe Arktikut.

“Akulli po zhduket në Oqeanin Arktik. Po zhduket nga Groenlanda duke ndryshuar klimën në mbarë planetin”, thotë Josh Willis, i laboratorit të NASA-s.

Ka ngrohje masive të Arktikut dhe humbje të vazhdueshme të akullit. Një simulim i akujve gjatë dy dekadave të ardhshme tregon se si do zhvendosen rrymat dimërore të ajrit drejt Alaskës dhe Kanadasë, duke ndikuar kështu Kaliforninë.

“Vërejmë tharje të mëtejshme të Kalifornisë vetëm prej shkrirjes së akujve, gati 10-15% pakësim të reshjeve gjatë 20 viteve të ardhshme”, thotë shkencëtarja atmosferike, Ivana Cvijanovic, e Laboratorit Kombëtar “Lawrence Livermore”.

Vëzhgimi i akujve dhe akullnajave ka qenë përqëndrimi kryesor i punës së Josh Willis.

Gjatë një misioni rishtazi në Groenlandë për të parë se sa akull është shkrirë në oqean, zbulimi i tij tregon për efekte globale.

“Uji i ngrohtë gjendet gjithandej rrotull Groenlandës dhe është një kërcënim kryesor për akullnajat. Ajo që nuk dimë është se sa shpejt do të zhduket akulli i Groenlandës. Ndoshta mund t’i përshtateshim një shkrirjeje të ngadaltë 1 mijë vjeçare, por nëse shkrihet për disa qindra vjet, atëherë do të duhet të evakuohen qytete në mbarë botën”, thotë zoti Willis.

Shkencëtarët munden të parashikojnë klimën në zona si jugperëndimi amerikan.

“Do të shikojmë ndoshta kushte më të thata në gjysmën e dytë të shekullit të 21-të në jugperëndim. Kjo do të thotë se do të përballemi me mungesa uji dhe me problemet që shkaktojnë zjarret”, thotë zoti Willis.

Thatësira në rritje dhe shtimi i popullsisë do të thotë më shumë zjarre dhe më shumë shkatërrim.

“Shumë prej zjarreve në Kaliforninë Jugore ndodhin prej ndërveprimit të njerëzve me natyrën e egër”, thotë Natasha Stavros, e laboratorit të NASA-s.

Priten ndryshime të mëtejshme klimatike ndërsa moti do të evoluojë.

“Ndërsa përjetojmë ndryshime klimatike me më shumë thatësirë, zjarri vepron si një fshirës, duke lejuar krijimin e ekosistemeve të reja që nuk do të përballen me konkurencë”, thotë zonja Stavros.

Ndryshimet klimatike nuk parashikohen të ndodhin vetëm në jugperëndimin amerikan.

“Ndërsa atmosfera ngrohet, ajo shndërrohet në një transferues më të mirë të ujit, duke e zhvendosur atë nga një vend në tjetrin. Pra, vendet e thata do të thahen më shumë, ndërsa vendet e lagështa do të kenë edhe më shumë lagështirë. Do të ketë gjithashtu edhe rrebeshe më të mëdha”, thotë zoti Willis.

Josh Willis parashikon se në të ardhmen bota do të ketë më shumë përmbytje dhe thatësira, por se mund të ndryshojë vendndodhja e tyre me kalimin e kohës.



Ju sugjerojmë

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet
Life Style

Studimi i ADN së Hitlerit/Autizëm dhe skizofreni, shpërthejnë polemikat mbi zbulimet

15 Nëntor, 2025 4:27 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr
Life Style

Po gërmonte për një pishinë, gjen thesarin në oborr

7 Nëntor, 2025 9:32 am
Rrebeshe shiu dhe temperatura 42 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot 
-Jetë dhe Stil

Si do të jetë moti sot

1 Nëntor, 2025 11:16 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 1 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

1 Nëntor, 2025 10:58 am
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
7 vendet më të frikshme në botë
Life Style

7 vendet më të frikshme në botë

28 Tetor, 2025 4:59 pm
Para
Foto/ Si është të jetosh në qytetin më të ftohtë të botës

Foto/ Si është të jetosh në qytetin më të ftohtë të botës

Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, zhvishet nudo për të gjithë ndjekësit

Demi Rose nuk i lë vend imagjinatës, zhvishet nudo për të gjithë ndjekësit

Studimi: Burrat shkaktarë të mbipeshës së grave

Studimi: Burrat shkaktarë të mbipeshës së grave
















TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com