Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

10 deputetë nën hetim, Kryemadhi dhe Edi Paloka kryesojnë listën 

2017/12/19 at 1:16 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/Shpërthimi i Kryemadhit, me këpucë kundër Ramës në Parlament

Policia dhe Prokuroria e Tiranës do të ndjekin procedurat ligjore ndaj 10 deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, pas ngjarjeve të ditës së djeshme. Sipas njoftimit të përbashkët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, 10 deputetët do të procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.


Opinion.al, sjell emrat e 10 deputetëve, të paraqitur me inciale në deklartaën zyrtare.
1-Monika Kryemadhi
2-Ervin Salianji
3-Flamur Noka
4-Genti Strazimiri
5-Kejdi Mehmetaj
6-Florida Kërpaçi
7-Klevis Balliu
8-Grida Duma
9-Edi Paloka
10-Indrit Brahimllari

 

 Deklarata e përbashkët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

– Arrestohen 6 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit.

– 10 deputetë procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.

– 1 shtetas procedohet për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:
• Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: 
• E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; 
• S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme trupore 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.

Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike’, parashikuar nga neni 274 Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: M.K., F.N., E.S., I.B., K.M., F.K., K.B. dhe G.S.

Për shtetasin E.B., ka nisur procedimi penal për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë.

 

Etiketa: deputetëedi palokahetimMonika Kryemadhipoliciaprokuroria


Ju sugjerojmë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Para
Formula që do t’ju bëjë të lumtur në punë dhe në jetën personale në vitin 2018

Formula që do t’ju bëjë të lumtur në punë dhe në jetën personale në vitin 2018

Postoi foto duke u puthur, zbulohet i fejuari i Adelina Tahirit

Postoi foto duke u puthur, zbulohet i fejuari i Adelina Tahirit

 Festat e fundvitit në plazh? Zbuloni tendencën e re të shqiptarëve

 Festat e fundvitit në plazh? Zbuloni tendencën e re të shqiptarëve
















TE FUNDIT

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
6 Qershor, 2025

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Lexo më shumë

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
6 Qershor, 2025

Si të përgatitemi për një takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump? Kjo është ndoshta pyetja që çdo kryetar shteti...

Lexo më shumë

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
6 Qershor, 2025

Ulja e pragut të të ardhurave dhe detyrimi i të dypunësuarve për plotësimin dhe dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
6 Qershor, 2025

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Përmes një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com