Me siguri ju ka ndodhur shpesh të pyesni dikë apo t’ju pyesin ata ju se çfarë jeni në gjendje të bëni për para. Përgjigjet sigurisht varjojnë, dhe ato jashtë kamerës janë patjetër më të sinqerta se ato para kamerës. NY Daily News ka publikuar një lajm për një pyetsor të bërë nëse do të kryenin vrasje për 1 miliard Dollarë.
6% e njerëzve të pyetur janë përgjigjur se do ta kryenin një vepër të tillë. Pyetsori përmbante edhe pyete të tjera që lidheshin me akte seksuale. 10% e të pyeturve u përgjigjën se se do të bënin seks me një të panjohur për 100.000 dollarë. Për 1 milion dollarë madje 10% e të pyeturve do të bënin edhe një video porno.
Për 100 milion dollarë 15% e të anketuarve do të sajonin lajmin e vdekjes së tyre dhe të mos shfaqeshin më në publik. Nëse do të ishte fjala për të dhunuar një të panjohur, 10% do ta bënin për 1 milion dollarë.