Një djalë i ri i apasionuar pas alpinizmit ka humbur jetën tragjikisht në malin e Olimpit në Greqi. Në rrjete sociale miqtë e tij kanë njoftuar ndarjen nga jeta të Ilia Dhimitrit, 26 vjeç nga Korça.
Mësohet se Dhimitri ka qenë me një shok duke ngjitur malin kur ka rreshqitur dhe rënë në greminë, mbi 200 metra lartësi. Ndërsa miku i tij mundi të kapej tek një pemë dhe pati vetem disa lëndime.