Java që lamë pas ka qenë kryesisht me mot të qendrueshëm dhe me kthjellime. Por duke nisur që prej mbrëjes së sotme, vendi do të pushtohet nga shirat dhe reshjet e borës. Gjatë mesnatës fillimisht do të nisë në zonat malore, duke u spostuar më pas në zonat veriore dhe ato qendrore.
Sipas METEOALB: Sonte vonë në mbrëmje dhe gjatë natës parashikohet shtim i vranësirave në territorit por kryesisht në zonat Veriore ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e shtunë mbetet kryesisht e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Vonë në mbrëmje pritet që reshjet të pakësohen ndjeshëm reshje të pakta mbeten prezente edhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore. E diela paraqitet me kthjellime dhe vranësirat të shpeshta ndërsa reshjet do të jenë dëborë por të karakterit lokal.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë. E diela sjell një rënie të thellë termike prej 6 – 7°C e cila do vijojë më e moderuar gjatë mesditës duke bërë që gjatë gjithë së dielës, moti të jetë i ftotë dhe shumë i ftohtë.