Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Festa e Pavarësisë është haram”, Imami Armand Ali përfundon në Polici

2017/12/07 at 4:56 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
“Festa e Pavarësisë është haram”, Imami Armand Ali përfundon në Polici

Imami i Tiranës, Armand Ali është shoqëruar për në Prokurori nga antiterrori për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve.


Pak ditë më parë ai, me anë të një statusi në Facebook bëri një zhurmë të madhe me deklaratën drejtuar muslimanëve, për të mos festuar ditën e Pavarësisë pasi ishte haram.

Imami, ka postuar në Facebook mesazhe për myslimanët, me frymë antikombëtare. Ai nuk i quan festa të myslimanëve shqiptarë!

“Më datë 06.12.2017, u referuan materialet në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social me titull “ Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pavarësisë, është haram! ”. Neni 265 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Statusi i plotë i imamit Armand Ali: 

Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille. Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille. Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje. Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin. Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam. Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje. Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille. A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre. Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët. Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.” Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai. Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante. Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre. Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij. Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit. E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtesi.”



Ju sugjerojmë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Aleati i Bashës zbulon planin: Ja çfarë ndodh të dielën në Kavajë

Nard Ndoka: E pashmangshme, po shkojmë drejt një bashkëqeverisje Rama-Basha

Kryeministrja polake largohet nga detyra, takimi i fundit me Edi Ramën

Kryeministrja polake largohet nga detyra, takimi i fundit me Edi Ramën

Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës, ja çfarë i shkruan  

Kryeministri Rama i kthen përgjigje Bashës, ja çfarë i shkruan  
















TE FUNDIT

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com