Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata pas përmbytjeve/ Janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 banorë

2017/12/03 at 2:28 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Situata pas përmbytjeve/ Janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 banorë

Reshjet e shiut kanë filluar të pakësohen dhe vendin e tyre e ka zënë dëbora, kryesisht në pjesën veriore të vendit. Meteorologët kanë bërë me dije se reshjet e shiut janë pakësuar, ndërsa rreziku nga lumi Vjosa në Vlorë dhe në Fier është në ulje, kryesisht nga zvogëlimi i prurjeve dhe tërheqja e ujrave.


Strukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, në radhë të parë për shpëtimin e jetëve njerëzore dhe minimizimin e dëmëve.

Emergjencat Civile kanë bërë me dije se janë evakuuar qytetarët dhe gjëja e gjallë nga zonat e rrezikuara, si dhe është punuar me forca dhe mjete të shtuara për kthimin sa më shpejt në normalitet.

Mësohet se gjatë natës zona më e rrezikuar si dhe përpjekja kryesore është zhvilluar për të mbrojtur funksionimin e hidrovorit në Darëzezë të Fierit. Falë një punë të jashtëzakonshme u bë e mundur që të mbrohet hidrovori nga përmbytja, duke shmangur kështu pasoja të konsiderueshme.

Aktualisht deri tani janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. Gjenden të përmbytura 10,217 ha tokë, kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji. Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.

Emergjencat Civile: Rrezik mbetet Vjosa, ju tregojmë si është situata në  të gjithë vendin

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit ka dhënë të rejat më të fundit sipas përditësimeve deri në orën 12:00 në lidhje me gjendjen në vend si pasojë e motit të keq.

Sipas këtij komiteti, reshjet e shiut janë pakësuar dhe vendin e tyre a kanë zënë bora në zonat malore. Në përgjithësi moti në vendin tonë ka ardhur drejt përmirësimit. Rreziku kryesor nga lumi Vjosë në Vlorë dhe Fier është në ulje, nga zvogëlimi i prurjeve dhe tërheqja e ujërave. Strukturat shtetërore janë angazhuar pa ndërprerje, me fokus kryesor shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e dëmeve. Janë evakuuar qytetarët dhe gjëja e gjallë nga zonat e rrezikuara, si dhe është punuar me forca dhe mjete të shtuara për kthimin sa më shpejt në normalitet.

Gjatë natës zona më e rrezikuar si dhe përpjekja kryesore është zhvilluar për të mbrojtur funksionimin e hidrovorit në Darëzezë të Fierit. Falë një punë të jashtëzakonshme u bë e mundur që të mbrohet hidrovori nga përmbytja, duke shmangur kështu pasoja të konsiderueshme.

Aktualisht deri tani janë evakuuar 596 familje dhe janë shpëtuar 1,552 qytetarë. Gjenden të përmbytura 10,217 ha tokë, kryesisht në Fier dhe Vlorë, si dhe 5,781 ha me prani uji. Banesa të përshkuara nga uji dhe të përmbytura janë 3,337 në mbarë vendin.

Rrugët janë të hapura, me përjashtim të disa rrugëve dytësore e rurale, ku po vijon puna për normalizimin e trafikut. Gjithsesi, përmbytjet kanë shkaktuar dëme permanente në infrastrukturë, si prishjen apo dëmtimin e 28 urave dhe shumë pjesë aksesh rrugore.

Shkatërrimi i urave është një ndër fenomenet e veçanta të emergjencës aktuale, që në ndryshim në ato të mëparshmet, lidhet me furinë e jashtëzakonshme të prurjeve të ujit, të shkaktuar nga intensiteti i jashtëzakonshëm i reshjeve.

Si rrjedhojë e punës së përkushtuar të OSHEE, është arritur të minimizohet numri i abonentëve pa energji. Dëme janë regjistruar edhe në shkollat e ciklit të ulët e si rrjedhojë të hënën nuk mund të rifillojë mësimi në 56 shkolla në mbarë vendin. Krahas menaxhimit të emergjencës, ka filluar edhe inventarizimi i dëmeve të shkaktuara. Për të gjithë individët apo organizata që duan të kontribuojnë me ndihma ndaj personave të dëmtuar është vënë në dispozicion numri i telefonit: +355 68 839 0899.

Instituti i metreologjisë: Ju tregojmë situatën për ditën e nesërme, zonat që do të jenë më të prekura  

Instituti i Gjeoshkencës të dielën në mesditë ka dhënë një lajm të mirë për banorët e zonave të përmbytura, pasi rreziku nga përmbytjet po vjen duke u ulur.

IGJEUM tregon se lumi Vjosa pritet të ulë ndjeshëm prurjet përgjatë ditës së sotme dhe të hënës, kështu që janë hequr paralajmërimet për vazhdimin e përmbytjes në qarqet Fier dhe Vlorë.

Sipas tij, nga përllogaritjet e fundit hidrologjike, rezulton se në pjesën fushore të këtij lumi do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja.

Bëhet me dije se gjatë mbrëmjes së sotme, lumi Vjosa do të kthehet në shtratin e vet natyral.

Për pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik i shtuar nga përmbytjet e lumenjve.

RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.03) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të dobët deri mesatar, ndërsa në qarqet e Veriut deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata.
Nesër (e hënë, dt.04) reshjet lokale, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 °C / 12 °C
në vendet e ulta: 4 °C / 12 °C
në vendet malore: -3 °C / 6 °C.

ERA
Sot pasdite (e diel, dt.03) do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e hënë, dt.04) do të dobësohet, për të fryrë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.
 

Etiketa: emergjencat civileevakuuimi i banorevepermbytjet


Ju sugjerojmë

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
Kryesore

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

8 Shtator, 2025 1:09 pm
Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

8 Shtator, 2025 12:26 pm
112 mijë nxënës më pak në një dekadë
Aktualitet

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

8 Shtator, 2025 11:52 am
Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik
Kryesore

Diplo2025/ Rama: Do ndryshojmë kuadrin ligjor të shërbimit të jashtëm diplomatik

8 Shtator, 2025 11:35 am
Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025
Aktualitet

Elton Ilirjani i ftuar nderi në Mercedes-Benz Iceland Fashion Week 2025

8 Shtator, 2025 11:26 am
Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, kush janë viktimat dhe si u arrestua autori

8 Shtator, 2025 11:23 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

8 Shtator, 2025 10:00 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Para
Foto/ Basha në zonat e përmbytura në Fier, shoqërohet nga kryebashkiaku i PS

Foto/ Basha në zonat e përmbytura në Fier, shoqërohet nga kryebashkiaku i PS

Preu damarët pas përfundimit të lidhjes, vajza thërret nënën për ti kërkuar falje në emision

Preu damarët pas përfundimit të lidhjes, vajza thërret nënën për ti kërkuar falje në emision

VideoLajm/ Pa asnjë mjet sigurie, ja si rrezikon ky elektriçist jetën për të riparuar defektin

VideoLajm/ Pa asnjë mjet sigurie, ja si rrezikon ky elektriçist jetën për të riparuar defektin
















TE FUNDIT

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama

Berisha: Skandali McGonigal vazhdon të përbëjë lajm botëror, të hetohet Rama
8 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çështja McGonigal "vazhdon të përbëjë lajm botëror". Në konferencën për mediat,...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri- Letoni, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
8 Shtator, 2025

Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit...

Lexo më shumë

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën

Shkodër/ Vrau dy persona, autori i vuri armën në kokë qytetarit dhe grabiti makinën
8 Shtator, 2025

Detaje të reja kanë dalë në dritë për atentatin me dy viktima dhe dy të plagosur që ndodhi mëngjesin e...

Lexo më shumë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë

112 mijë nxënës më pak në një dekadë
8 Shtator, 2025

Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë, fenomeni po përkeqësohet....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com