Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbytjet në vend/ Qeveria premton dëmshpërblimet

2017/12/03 at 9:05 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet në vend/ Qeveria premton dëmshpërblimet

Kryeministri Edi Rama ka premtuar dje se qeveria do të zhdëmtojë të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.


Gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile, Rama kërkoi nga ministrat dhe nga organet e tyre që të angazhohen me seriozitetin maksimal për të bërë gati faturën e dëmeve, dhe më pas për të nisur sa më parë procesin e kompensimit e familjeve që janë dëmtuar nga reshjet e dëmtuara të shiut e që sollën përmbytje në disa zona të vendit. Rama ka kërkuar që të bëhet kujdes i veçantë që të mos mbeten jashtë kësaj liste familjet në nevojë.

“Tani duhet të fokusohemi paralelisht tek identifikimi një për një i të gjitha dëmeve dhe inventarizimi një për një i të gjitha pasojave. Duke renditur në radhë të parë banesat, pastaj rrugët, urat, nuk diskutohet për shkollat që janë prekur dhe që duhet ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur që më- simi të nisë sa më parë. Fatura e zhdëmtimeve dhe kompensimeve duhet të përgatitet me transparencën më të madhe dhe me seriozitetin më të plotë në mënyrë që askush nga njerëzit e prekur dhe në radhë të parë nga familjet në nevojë të mos mbetet jashtë listës”, ka deklaruar dje Kryeministri.

INFRASTRUKTURA

Më tej, Rama ka cilësuar si prioritet dhe rehabilitimin e infrastrukturës rrugore, e cila duhet të shoqërohet me një plan masash. Për kreun e qeverisë, angazhimi duhet të jetë dhe në planin afatgjatë, pasi fenomeni i përmbytjeve po ndodh çdo dy vjet, ndaj sipas tij duhet të merren masa parandaluese. “Planet për rivendosjen e situatës normale të infrastrukturës duhen përgatitur me shpejtësi, e di që, ndërkohë, ministri i Infrastrukturës ka dhënë udhëzimin qysh ditën e djeshme për ekspertët e ministrisë, që jo vetëm të regjistrojnë pasojat në infrastrukturë, por të fillojnë menjëherë një plan masash që sapo të kalojë kriza, të kenë mundësi që të fillojnë me rehabilitimet. Nga ana tjetër duhet të përgatisim dhe analizat në nivel qarku dhe nivel kombëtar për të avancuar më tutje me një program të qartë, që është në fakt vijimi i punës nisur dy vjet më parë dhe plotësimi i nevojave në të gjitha aspektet sepse këto përmbytje nuk janë njëherë në 100 vjet, por tani, mesa duket, janë pjesë e jetës sonë të përvitshme apo përdy-trevitshme, duke parë dhe kushtet e përgjithshme klimaterike të vendit por dhe të rajonit dhe të kontinentit dhe botës që ka shumë sfida me fatkeqësitë natyrore”, ka thënë ai.

DËBORA

Përkeqësimi i kushteve meteorologjike kryesisht në veri-lindje të vendit, ku pritet të fillojë dëbora dhe ngrica, për Kryeministrin duhet të jetë në fokus të komunitetit të Emergjencave Civile. Rama tha se duhet të jenë në gatishmëri kontraktorët që mirëmbajnë akset rrugore, duke përgatitur masat për zhbllokimin e tyre. “Sipas parashikimeve, do të ketë reshtje dëbore në zonën verilindore të vendit dhe për këtë dua ta përsëris, kontraktorët duhet të garantojnë që të hidhet kripa në akset rrugore që mund të preken nga dëbore, ashtu siç parashihet në kontrata dhe të mos shkojnë pas dëborës, por të kemi një masë të thjeshtë parandaluese për pasigurinë që shoqëron rënia dëborës në kushtet kur s’ka asnjë masë të kësaj natyre. Në të gjitha aspektet këto kontrata të reja të mbështetura në standarde të reja të monitorohen sepse këto janë momentet e provës së zjarrit për kontratat dhe për kontraktorët që janë angazhuar”, ka thënë Rama./F.Binjaku

Burimi: Panorama

 

 

Etiketa: demshperblimetpermbytjetrama


Ju sugjerojmë

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
Aktualitet

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

27 Shtator, 2025 10:08 pm
Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
Kronikë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

27 Shtator, 2025 9:44 pm
Pse nuk duhet njohur Palestina
Kryesore

Pse nuk duhet njohur Palestina

27 Shtator, 2025 8:31 pm
Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
Bota

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

27 Shtator, 2025 8:23 pm
Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Para
Reshjet e shiut i lënë vendin dëborës, Kukësi mbulohet i gjithi

Reshjet e shiut i lënë vendin dëborës, Kukësi mbulohet i gjithi

Familja në Memaliaj apelon për ndihmë: ‘Na ndihmoni, kemi djalin të sëmurë’

Familja në Memaliaj apelon për ndihmë: 'Na ndihmoni, kemi djalin të sëmurë'

Shpëtohen katër persona, pasi kishin mbetur në mes të ujit mbi makinë

Shpëtohen katër persona, pasi kishin mbetur në mes të ujit mbi makinë
















TE FUNDIT

Klima e biznesit në Shqipëri, DASH: Korrupsion dhe të ardhura të paligjshme

“Të rënda dhe serioze”, sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH-Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë 
27 Shtator, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar këtë të shtunë raportin për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2025, ku...

Lexo më shumë

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian

Dëshmi kontradiktore për vdekjen e sipërmarrësit italian
27 Shtator, 2025

Mbeten ende të paqarta shkaqet e vrasjes së 44-vjeçarit Italian Edoardo Sarchi në zonën mes Salarisë dhe Nivicës. Të dhënat...

Lexo më shumë

Pse nuk duhet njohur Palestina

Pse nuk duhet njohur Palestina
27 Shtator, 2025

Nga Ben Blushi Njohja e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi moralin e popujve. Pyetja...

Lexo më shumë

Lavrov: Çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare

Lavrov: Rusia i ka armët bërthamore si mbrojtje ndaj kërcënimeve
27 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi sot NATO-n dhe Bashkimin Evropian se çdo agresion kundër vendit të tij do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com