Presidenti Theodore Roosevelt
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Dhjetor 2017
Deklarata e Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së Theodore Roosevelt për tu bërë mbret i Shqipërisë, ka bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje.
Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
L’Intransigeant, Ballinë, E martë, 13 maj 1913 : “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
New-York, 12 maj. – Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.
L’Aurore, Faqe n°3, E mërkurë, 14 maj 1913 : “Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
New-York, 13 maj. – Z. Roosvelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York World publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.
- Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-per-new-york-world-1913-nese-theodore-roosevelt-kandidon-per-fronin-e-shqiperise-fiton-reagimi-i-ish-presidentit-amerikan/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.